Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: ‘Do të hedh në plehra siç hodhe tezën’/ Si nisi dhuna brutale tek Ekonomiku! Pedagogia u shemb pa ndjenja në tokë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

‘Do të hedh në plehra siç hodhe tezën’/ Si nisi dhuna brutale tek Ekonomiku! Pedagogia u shemb pa ndjenja në tokë

Tirana Press
Last updated: 09/07/2024 09:08
Tirana Press
Share
SHARE

Detaje të reja janë bërë me dije këtë të hënë në lidhje me dhunën brutale të regjistruar në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, ku pedagogu Mirdaim Axhami goditi me grusht në fytyrë pedagogen Liljana Elmazi Billa. Shkak për këtë sherr që degjeneroi në dhunë fizike dyshohet të jetë bërë një tezë provimi. Ndërkohë në kërkesën e Prokurorisë, prokurori Dritan Nushi ka kërkuar prangosjen e Axhamit pasi sipas tij, paraqet rrezikshmëri të lartë dhe ka mundësi të kryeje të njëjtin krim ose dhe më të rëndë.

Dosja e Prokurorisë/ Si nisi konflikti

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, referuar dhe dëshmive nga pedagogia Liljana Elmazi Billa, Mirdaim Axhami, senatori i studentëve Elion Mulgeci dhe dekani i fakultetit Dhori Kule, Prokuroria ka ngritur akuzën për kryerjen e veprës penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, funksionin…, bazuar në nenin 237/5 i Kodit Penal dhe “Vetgjyqsisë” sipas nenit 227.

Gjithçka ka nisur më datë 5 Korrik, kur Liljana Elmazi Billa kishte provim në lëndën “Kërkimi i Aplikuar Master Shkencor”. Të shtunën e kaluar, referuar dosjes, Billës i ka ardhur një email nga Axhami, ku ky i fundit i kërkon t’i dergojë materialet pasi ai do caktonte një komision për të bërë tezën e provimit, duke qenë se pedagogia kishte marrë leje për shkak se e ëma ishte sëmurë. Sipas deklarimeve të Billës, ajo i ka thënë se do shkojë vetë ne fakultet për të firmosur tezën e provimeve dhe ditën që ka shkuar është ngjitur në zyrën e Mirdaim Axhamit dhe i ka kërkuar që dhe ai të hedhë firmën e vet. Shefi i Departamentit ka refuzuar të firmosë me argumentin se teza duhet të studiohet, një procedurë kjo që shkel rregulloren, siç shprehet Billa, shkruan Weblajm.

Pas këtij episodi, Billa ka shkuar në zyrën e Dekanit, Dhori Kule ku i ka adresuar shqetësimin e saj. Ky i fundit e këshilloi atë të pergatisë një tezë të re, procedurë që Liljana Billa e kreu dhe madje studentët iu nënshtruan provimit. Por sipas Prokurorisë, në momentin që po zhvillohej provimi, Axhami konstatoi një gjë të tillë dhe i kërkoi llogari Billës që përse po bëhet teza pa firmën e tij. Ky i fundit madje e ka kërcënuar duke i thënë “Siç e hodhe në plehra tezën, ashtu do të hedh dhe unë ty në plehra” dhe e dhunoi fizikisht duke e goditur disa herë me grusht ne fytyrë, konkretisht në sy, ku dallohej shenja e dhunës.

Për shkak të goditjeve, pedagogia ka rënë pa ndjenja në tokë. Shenjat e dhunës konstatohen dhe në fytyrën e Billës. Më pas kur ajo ka tentuar të ngrihet dhe të marrë në dorë telefonin, Axhami ia ka marrë me forcë duke i thyer thonjtë. Pas këtij episodi ka dalë me vrap nga godina. Në deklarimet e dhëna, Billa shprehet se ra pa ndjenja për shkak te goditjes së fortë dhe ajo e akuzon Axhamin se e ka goditur për arsye të përfitimit monetar, marrë shkas dhe nga këmbëngulja e tij që të studionte tezën paraprakisht.

Prokuroria nuk ka mundur ende të disponoi raportin mjeko-ligjor të Liljana Elmazi Billës, por nisur nga kayrja e jashtme, e dokumentuar me proces verbal dhe fotografi, në pjesën e djathtë të fytyrës vërehen disa gërvishtje me skuqje dhe syri i djathtë i dëmtuar si dhe gërvishtje me njolla gjaku. Në deklarimin e tij, Axhami është shprehur se në momentin që ka parë Billën ulur në karrige në korridorin e fakultetit, e ka pyetur se përse po e bën tezën të pa miratuar nga përgjegjësi i departamentit dhe se kjo e fundit ka ngritur telefonin për ta filmuar.

Mirdaim Axhami shprehet se ai ka tentuar të pengojë filmimin, por është përballur me dhunë nga ana e Billës, e cila sipas tij, e ka gërvishtur. Kjo shton ai, i ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit. Nga kqyrja e jashtme e trupit të Axhamit është konstatuar se në pjesën e parakrahut të djathtë, ka disa gërvishtje me skuqje si dhe në pjesën e majtë të shpatullës ka të njëjtat gërvishtje si dhe te gishti i madh i dorës së djathtë, një të çarë me njollë gjaku, shkruan më tej Weblajm.

Çfarë ka ndodhur

Skandali i paprecedentë ka ndodhur të premten në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, ku përgjegjësi i departamentit të Marketingut, Mirdaim Axhami ka goditur me grusht në fytyrë pedagogen Liljana Elmazi. Ngjarja ka ndodhur në korridoret e fakultetit, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e Axhamit. Burime i thanë ZËRI-t se përplasjet mes dy kolegëve kanë qenë të vazhdueshme, ndërkohë që Elmazi e kishte denoncuar dhe më herët Axhamin për përndjekje, por ndaj tij nuk ishte marrë asnjë masë.

Rasti i dhunës ndaj saj është dënuar dhe nga Partia Demokratike përmes një deklarate, pasi Elmazi është ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe një aktiviste e hershme e kësaj force politike. Nga ana tjetër, Axhami përveç se pedagog, është dhe një personazh e figurë publike, të cilin e kemi parë shpesh dhe në studiot televizive. Vetëm pak muaj më parë, ai do të ishte pjesë e një tjetër incidenti me kolegët e tij, këtë herë përmes një komunikimi në grupin e punës në WhatsAPP

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:abuzimarrestdhune per shkak te detyresfakulteti i ekonomise ne tiraneLiljana Elmazi BillaMirdaim Axhamiperplasje per tezat
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sjelljet e dyshimta të Biden në publik, Shtëpia e Bardhë deklaratë zyrtare
Next Article Spanja apo Franca, kush do të triumfojë mbrëmjen e sotme, çfarë thonë statistikat

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Skandal/ Dënohet me 4.5 vite burg biznesmeni grek që abuzoi seksualisht me të miturën shqiptare, praktikante në kompaninë e tij

53-vjeçari biznesmen grek është arrestuar dhe dënuar me 4. 5 vite burg pasi ka përdhunuar të miturën shqiptare. 16 vjeçarja…

1 Min Read
Aktualitet

Kërkesa e avokatëve të Lefter Kokës, shtyn seancën gjyqësore të inceratorëve të Fierit

Edhe pse sot ishte caktuar zhvillimi i seancës gjyqësore ndaj inceratorëve të Fierit, është shtyrë nën pretekstin e avokatëve mbrojtës…

1 Min Read
Aktualitet

Punime në mbikalimin e Shkozës, ARRSH- drejtuesve të mjeteve: Vozisni në rrugët alternative

Si shkak i punimeve në mbikalimin e Shkozës, për vijimin e punimeve të projektit në Unazën Lindore Loti 3, ARRSH…

1 Min Read
Aktualitet

DALIN FOTOT/ Ky është kamerieri dhe klienti që humbën jetën nga breshëria e kallashnikovit në Memaliaj

Një atentat që i ka shkaktuar vdekjen tre personave dhe ka lënë të plagosur rëndë një tjetër është shënuar mbrëmjen…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?