Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: “Do të bëjë të pamundurën Afrimi”, kush është kryeinfermieri që ‘ndante’ ilaçet për të sëmurët me kancer (përgjime)
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

“Do të bëjë të pamundurën Afrimi”, kush është kryeinfermieri që ‘ndante’ ilaçet për të sëmurët me kancer (përgjime)

Tirana Press
Last updated: 26/06/2024 10:01
Tirana Press
Share
SHARE

Detaje të reja janë zbardhur nga skema e abuzimit në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekët dhe punonjësit e çdo lloj rangu ishin të përfshirë në një skandal me pacientët me sëmundje tumorale.

Mjekët dhe punonjësit e spitalit mashtronin pacientët për radhë në QSUT dhe i orientonin ato drejt klinikave private. Përveç kësaj, ata merrnin ilaçet e kimioterapisë që janë monopol i shtetit shqiptar dhe ua jepnin farmacive private dhe pacientëve që nuk ishin në radhë.

Rol kryesor në këtë skemë ka patur Afrim Ruçi, kyeinfermieri i Onkologjikut, i cili siç del në përgjime në shumë raste ka bërë rolin e sekserit dhe shërbente si urë lidhëse mes mjekëve, por dhe farmacive e pacientëve për të siguruar ilaçet e komioterapisë.

PËRGJIMET:

Afrim mirëmëngjes. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs. Ok. Në datën 04/12/2023 ora 15:09 Afrimin e telefonon një numër

Afrimi: He Rudi.

Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që ti bëjë 6 se mi kërkojë.

Afrimi: A ti bëj nesër më mirë?

Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty?

Afrimi: E mirë, mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a?

Rudi: Po, 6 flakonë.

Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon një tjetër person.

Afrimi: Alo

Nr.telefonit: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.

Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me çunin.

Nr.telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.

Në datën 30/11/2023 në orën 15:15 merr një sms:

Sms Text: Afrim nesër në mëngjes të pres për firma se u mbyll muaji. Klm

Në datën 30/11/2023 në orën 10:22 e telefonon një numër.

Afrimi: Hë Besa.

Besa: Nuk ka ilaç?

Afrimi: Po pra për momentin jo, jemi në pritje për të ardhur,

Besa: Unë fola me Mirelën, nuk më tha s’kemi. Më tha ‘kush ta dha ty këtë?!’.

Afrimi: Fole? Mirela ashtu thotë

Besa: Unë e dua sa më shpejtë se kam vajzën që niset për Angli t’i them rruga mbarë të paktën.

Afrimi: Hajde se do të bëj të pamundurën Afrimi.

Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 Afrimi merr një telefonatë

Afrimi: He vëlla.

Telefonata: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro cik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?

Afrimi: Unë jam lart në zyrë.

Telefonata: Mire ja do vijë lart tek zyra kjo.

Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon:

Afrimi: Alketa është një pacient i Sotiraqit për Erlotinib tableta.

Alketa: Ok.

Në datën 14/12/2023 në orën 10:14 Afrimi merr një telefonatë:

Telefonata: O adash ca bën si ke qenë?

Afrimi: Mire adash ti ca bën?

Telefonata: Të’t pyes kam një mikun tim nga Përmeti që i ka dhënë rekomandim kurë ai kirurgu i Gjirokastrës për aty tek ju në date 24 janar. Po është pak vonë, na duhet diçka më shpejt se s’merr dot as kempin po nuk bëri konsultën aty.

Afrimi: Unë s’jam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe të më presë. Është ai Elidoni sot aty o burrë ai s’fut pa planifikim. Ia ke nr. Atij ti?

Telefonata: Jo s’ja kam. Po Naqellari është aty?

Afrimi: Po o burrë fol me Naqellarin, i mbaron punë Naqellari direkt.

Telefonata: Po diskutojmë linjën Naqellari njëherë, po ashtu kalojmë tek ty.

Afrimi: Ok mirë, shumë mirë.

Gjina: Është një njeriu i Megit që punon në Drejtori.

Emiljano: Prit, prit. Mos na ngatërroni në ditët e Elidonit. Mos pranoni të bëni asnjë nder në këtë ditë se nxirrte shumë problem

Gjina: Unë i premtova por jo sot

Emiljano: Hajde se flasim hajde.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ilace per te semruet me kancermjekuiOnkologjikskandla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Konstituohet “Dezinformimi”/ Opozita bojkoton, shqetësime për lirinë e medias
Next Article Skandali tek Onkologjiku! Protestë sot në orën 19:00 para ministrisë së Shëndetësisë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

E rëndë në Lushnje/ Shpërthim në një magazinë, 2 viktimë dhe 4 të plagosu(Video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak momente më parë në Lushnjë. Mësohet se një shpërthim i madh ka ndodhur…

0 Min Read
Aktualitet

Shifrat/ E marta e “zezë”, dita e javës me më shumë aksidente

Shumë njerëz besojnë në besytni kur thuhet se e marta cilësohet ditë tersi apo e keqe. Edhe në realitetin shqiptar,…

3 Min Read
Aktualitet

Nxirnin dhe përpunonin inerte pa dokumentet e nevojshme, arrestohet pronari gurores, një tjetër në kërkim

Në prangat e policisë ka rënë 52- vjeçari Besnik Babasi, pronar i gurores në Krastë të Krujës ndërsa është shpallur…

3 Min Read
Aktualitet

Reshjet në Librazhd përmbysin rrugët, ndërpritet edhe energjia

Një shi i rrëmbyeshëm ka vërshuar në qytetin e Librazhdit ore. Mësohet se reshjet e shumta kanë përmbytur disa lagje…

0 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?