Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Disa gra e vajza të vrara në harkun kohor të një viti, ja bilanci tronditës me të cilin u prit 8 marsi i 2024-ës
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Aktualitet

Disa gra e vajza të vrara në harkun kohor të një viti, ja bilanci tronditës me të cilin u prit 8 marsi i 2024-ës

Tirana Press
Last updated: 08/03/2024 11:33
Tirana Press
Share
SHARE

16 gra e vajza janë vrarë e vetëvrarë në një hark kohor 1-vjeçar.

Bilanci tronditës i vrasjes e vetëvrasjes së grave shqiptare, për shkaqe të ndryshme, shumica prej të cilave iu pre jeta në mes pikërisht prej bashkëshortëve të tyre, duhet të shërbejë si një thirrje në këtë 8 Mars, Ditës Ndërkombëtare të Grave, për t’i thënë “Stop Dhunës” nga gruas.

Nga muaji mars i vitit 2023 e deri në mars të këtij viti, 16 gra e vajza janë vrarë e kanë ndërmarrë aktet fatale duke lënë jetim fëmijët e tyre.

Shumica prej këtyre ngjarjeve tronditëse, kanë autor të njëjtë, bashkëshortët e tyre, të cilët për shkaqe xhelozie, iu kanë marrë jetën grave të tyre.

1 MARS 2023

Më 1 mars të 2023 u shënua një prej masakrave më të rënda. Mevlutu Hysa, Hasime Dafkn dhe Etleva Kurti u vranë brenda ditës  nga dora e një personi, Dan Hutra.

Ky i fundit në fillim plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, pasi pretendonte se i fshehu paratë të cilat ia kishte lënë për t’i ruajtur. Më pas, autori u nis drejt shtëpisë ku jetonte bashkëjetuesja e tij Elene Hysa, të cilën e plagosi së bashku me mamanë e saj. Por breshëria e kallashit i mori jetën vajzës së familjes Mevlute Hysa, dhe nuses së vëllait Hasime Dafku.

Më pas Hutra u nis për Kamëz ku vrau Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte nisur probleme në qeli.

Më 12 mars 2023

Një plumb që kishte një tjetër shënjestër, i mori jetën Mimoza Pajës teksa punonte në një lokal në “Don Bosko”.

Atentati dyshohej se kishte shënjestër Fatjon Muratin. Ngjarja dyshohej gjithashtu për konflikte me grupin e Ervis Martinajt.

8 prill 2023

8 prill 2023

Roland Sinani ishte personi që i mori jetën kunatës së tij, 37-vjeçares Migena Sinani e cila ishte duke fjetur me vajzën e saj 2-vjeçare. Autori 43-vjeçar dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pasi qëlloi kunatën, 43-vjeçari u vetëvra.

17 maj 2023

44-vjeçarja Alma Qevani gjeti vdekjen nga dora e burrit të motrës. 44-vjeçarja nga Kusardhi i Elbasanit u godit me sëpatë nga kunati i saj Tefik Tashi, 58 vjeç, pas një debati.

3 qershor 2023

Zeniate Muhollari u vra nga djali i saj Albi Muhollari më 3 qershor të vitit të shkuar, vetëm 4 ditë pasi ishin kthyer nga Amerika në Përmet për pushime.

24-vjeçari Albi Muhollari në gjendje të rënduar depresive, mbyti me plastmas nënën e tij 65 vjeçare.

4 qershor 2023

Për shkak të xhelozisë, 38-vjeçarja Marjola Myrtollari gjeti vdekjen nga burri i saj.

Aleko Myrtollari qëlloi me thikë bahskëshorten e tij më 4 qershor, ndërsa më 1 korrik, 38-vjeçarja pas një muaji qëndrimi në QSUT-të, ndërroi jetë.

29 korrik 2023

Po për shkaqe xhelozie iu mor jeta 46-vjeçares Luiza Mullalli, nënë e 3 fëmijëve. Ishte vetë bashkëshorti i saj 55-vjeçari, ai i cili e vrau me armë zjarri, e më pas e hodhi trupin e saj në gropën e ujërave të zeza në Zëmblak të Korçës.

2 gusht 2023

32-vjeçarja Lulejta Preza, u vra poshtë Urës së Dajlanit. 32-vjeçarja, pjesëtare e komunitetit rom u godit me thikë nga dy autorë për shkak të një konflikti për para.

3 shtator 2023

Një sherr mes dy motrave në Tiranë agravoi deri në vrasje. 37-vjeçarja Amanda Pushani u vra nga motra e saj 40-vjeçare me profesion mësuese e Gjuhës Shqipe. Shkak sipas dëshmive të autores, ishin sherret e vazhdueshme dhe abuzimi që e ndjera bënte me alkoolin.

17 shtator 2023

Një 80-vjeçare gjeti vdekjen pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar në banesën e tyre në fshatin Pëllumbarë të Përmetit.

Ishte punonjësja që përkujdesej për çiftin, ajo e cila gjeti të pajesë të moshuarën, e cila ishte goditur me shkop për vdekje nga bashkëshorti.

28 shtator 2023

Një 35-vjeçare shqiptare në Itali u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Klodiana Vefa, nënë e dy fëmijëve, u qëllua me armë nga ish-bashkëshorti për shkaqe xhelozie.

20 Tetor 2023

Merushe Gjuzi ndërmori aktin fatal të vetëvrasjes për shkak të konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj.55-vjeçarja u hodh nga furgoni në rrugën Peqin-Elbasan dhe nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

31 dhjetor 2023

Një tjetër grua shqiptare gjeti vdekjen nga bashkëshorti i saj në Amerikë. Ngjarja makabre u shënua më 31 dhjetor, ku oficeri i policisë Uatson Morgan (o. Ëatson), i mori jetën gruas dhe 2 djemve të tyre 10 dhe 12 vjeç dhe më pas u vetëvra.

 2 Janar 2024

Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës në banesën e saj, duke u vetëhelmuar për shkak të bullizimit në rrjetet sociale.

Bedrie Lokës iu hap një adresë false në TikTok ku bëheshin postime të ndryshme për të. Për shkak të rëndesës psikologjike, Loka i dha fund jetës.

30 janar 2024

32-vjeçarja shqiptare Suela Saliaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj Renato Muhaj, ngjarje e ndodhur në Florida të SHBA.

12 Shkurt 2024

Publikimi i një fotoje intime, u bë shkak për vetëvrasjen e 27-vjeçares në Tiranë, Sibela Abedini. Kjo e fundit u hodh nga tarraca e pallatit ku jetonte në Kamëz.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:grashifraVrasje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article I besoi “Google Maps”-it, trajleri me targa turke ngec në bajpasin e Murrizit
Next Article Makina merr flakë brenda tunelit Elbasan-Tiranë, zbardhen detajet e para

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Lajm i mirë për shqiptarët, laburistët anulojnë planin Ruanda, 90 mijë emigrantë do fitojnë azil

 Qeveria e re e laburistëve në Britaninë e Madhe, do t’i japë mundësinë 90 mijë emigrantëve që ishin pjesë e…

2 Min Read
Aktualitet

Digjet ‘beach bari” dhe çadrat e një resorti në Shëngjin, flakët rrezikojnë edhe hotelin

Situata në Shëngjin sa vjen dhe bëhet më alarmante, pasi era e fortë favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi. Një…

1 Min Read
Aktualitet

Hetimet mbi Kadastrën/ Nga juristi, te sekseri, zbardhen akuzat e SPAK për 4 të arrestuarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zbardhur akuzat për 4 të arrestuarit në lidhje me…

6 Min Read
Aktualitet

Dosja “184”, Prokuroria Dibër jep vendimin: Burg për Robert Agën e Hasan Hotin

Prokuroria e Dibrës ka kërkuar dënimin e ish shefit të Komisariatit Robert Aga dhe ish administratorit të Lurës Hasan Hoti.…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?