Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: DASH ‘ngel’ Shqipërinë për vitin 2023, me tre probleme shumë madhore për demokracinë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Shqipëria

DASH ‘ngel’ Shqipërinë për vitin 2023, me tre probleme shumë madhore për demokracinë

Tirana Press
Last updated: 23/04/2024 09:51
Tirana Press
Share
SHARE

Një raport që e lë Shqipërinë në vendnumëro është ai i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023, ku reflektohen qartësisht disa probleme tejet madhore, që lidhen me tre aspekte: Gjyqësorin, korrupsionin dhe pavarësinë e medias.

Contents
  • Pavarësia e gjyqësorit
  • Parregullsitë në zgjedhjet e fundit
  • Shqetësime për gjendjen e medias

Por ekuacioni në të tre rastet, përfshin një variabël të përbashkët, që është ndërhyrja politike.

Në publikimin e bërë nga Zëri i Amerikës për raportin e DASH, bie në sy gjuha e drejtpërdrejtë dhe deri e ashpër që përdoret nga SHBA-të për situatën në Shqipëri, ku kërkohet më shumë edhe nga Prokuroria e Posaçme SPAK, që të luftojë korrupsionin në nivele të larta.

Në dokument, theksohet se DASH nënvizon se nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme në situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2023. Në raport thuhet se qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Lidhur me korrupsionin, Departamenti i Shtetit vë në dukje se në përgjithësi qeveria e Shqipërisë e zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe që ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste të tjera qeveritare ose shtetërore, megjithatë thotë se pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri.

“Korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë përmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-private, megjithëse autoritetet bënë përparim gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe drejt dhënies fund të mosndëshkimit”, thuhet në raport.

DASH- përmend arrestimet e nivelit të lartë nga SPAK-u dhe dënimet për raste korrupsioni, përfshirë dënimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij të Përgjithshëm Alqi Bllako.

“Në korrik SPAK-u lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar për ish-zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave (dhe deputet i Partisë Socialiste) Arben Ahmetaj. Ai u largua nga vendi pasi parlamenti pranoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ahmetajt që ai të mund të arrestohej me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie”, thuhet në raport.

Në raport përmendet gjithashtu rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Në tetor, SPAK njoftoi se po hetonte zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv lidhur me një marrëveshje toke nga e cila dhëndri i tij përfitoi rreth 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës, urdhëroi Berishën të paraqitej rregullisht në policinë gjyqësore dhe i ndaloi daljen nga vendi”, thotë DASH-i.

Po ashtu Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit njoftoi se deri në muajin gusht kishte referuar gjashtë çështje të reja për ndjekje penale, ku përfshihej një deputet, një prokuror, tre drejtorë në agjencitë qeveritare dhe një administrator në një kompani qeveritare. Akuzat përfshinin refuzimin e deklarimit të pasurisë, fshehjen e pasurisë ose falsifikimin e deklaratave të pasurisë; Pastrim parash; dhe evazion fiskal.

Duke folur për korrupsionin në policor, raporti thotë se vazhdoi të ishte problem, sidomos mes oficerëve të policisë së vijës së parë.

Pavarësia e gjyqësorit

“Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

DASH shton më tej se vazhdoi zbatimi i procesit të vetting-ut për gjyqtarët dhe prokurorët, në mënyrë që të përjashtoheshin nga sistemi ata që kishin pasuri të pashpjegueshme, ose lidhje me krimin e organizuar.

“Avokati i Popullit vlerësoi se gjyqësori kishte bërë përparim drejt krijimit të një sistemi më të pavarur, por shtoi se nevojiteshin më shumë burime”, thotë raporti.

Sipas raportit sistemi gjyqësor po bëhet më i pavarur falë procesit të vetting-ut dhe veprimeve të SPAK-ut, megjithatë vihet në dukje se qytetarët janë ankuar për mungesë transparence në hetime, zvarritje të konsiderueshme të proceseve dhe vendime të padrejta gjyqësore.

Departamenti i Shtetit thotë se megjithëse kushtetuta dhe ligji parashikojnë të drejtën për një gjykim të drejtë dhe publik, dhe se gjyqësori në përgjithësi e zbatoi këtë të drejtë…

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit vuri në dukje se çështjet e prapambetura të grumbulluara, vendet vakante në gjyqësor dhe mungesa sistematike e efikasitetit, minuan besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet në raport.

Shumica e ankesave nga qytetarët kishte të bënte me mungesën e përgjigjes nga organet qeveritare ndaj shqetësimeve të tyre, shkeljet e procesit të rregullt ligjor, gjykimet dhe dënimet e padrejta.

Në raport përmenden shqetësimet për proceset gjyqësore administrative lidhur me padinë e ngritur nga Fondacioni Gulistan për mbylljen e shkollës së mesme të vajzave “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit të fëmijëve “Zubeyde Hanim” në vitin 2022.

Parregullsitë në zgjedhjet e fundit

DASH i referohet raportit të ODIHR-it, sipas së cilit zgjedhjet vendore të 14 majit, “në përgjithësi ishin të administruara mirë, konkurruese dhe paqësore”, por se ato u shoqëruan edhe me probleme.

“Raporti gjithashtu vuri në dukje keqpërdorimin e burimeve administrative në nivel qendror dhe lokal, ankesat për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime për blerje votash”, thotë Departamenti i Shtetit.

DASH vazhdon më tej se “rregullat për mbulimin mediatik të fushatës favorizuan fuqishëm partitë kryesore” dhe se përdorimi i vazhdueshëm nga media i materialeve të fushatës të përgatitura nga partitë në emisionet e lajmeve “minoi një pasqyrim gjithëpërfshirës dhe objektiv të fushatës”.

Shqetësime për gjendjen e medias

Raporti shpreh shqetësimin për gjendjen e medias duke vënë në dukje se “organizatat e pavarura të medias dhe gazetarët profesionistë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

“Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensurë”, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thotë se mungesa e kontratave të rregullta të punës, reduktoi pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi tek njëanshmëria e raportimit.

DASH përmend vonesat në pagesat për gazetarët në shumë media, “përfshirë të paktën tetë stacione televizive, në disa raste deri në pesë muaj”, duke iu referuan Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Sipas raportit, problemet financiare detyruan disa gazetarë të mbështeteshin më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe integritetin e raportimit të tyre.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:DASHDemokraciRaport
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sherr mes dy turisteve në Lukovë, 60-vjeçarja hedh nga shkallët amerikanen
Next Article Dështon ankandi për Tiranën, si vijon fati i klubit më të titulluar në vend

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Emri/ Aksident në Greqi, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar, po kthehej pas ndeshjes së futbollit  

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Seksklou – Volos në Greqi.…

1 Min Read
Politikë

Bardhi e Noka përplasen ashpër me Açkën e Bakiun! Shkulin mikrofonin në komision

Lufta brenda Partisë Demokratike është zhvendosur ditën e sotme në Komisionin e Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka…

3 Min Read
Politikë

Yuri Kim: Shqipëria duhet të jetë e pavarur energjitikisht

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim e pranishme në aktivitetin e nisjes së operimit të Bursës Shqiptare të…

1 Min Read
Aktualitet

Me lot në sy dhe kokën ulur, mbërrijnë në Gjykatë nënë e bir që vodhën shumën e majme të parave

Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e 540 mijë euro, si dhe një sasie…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?