Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Dan Hutra e goditi disa herë me thikë, rrëfehet Alketa Hysa: Kam mbetur invalide, foshnja e motrës është…
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

Dan Hutra e goditi disa herë me thikë, rrëfehet Alketa Hysa: Kam mbetur invalide, foshnja e motrës është…

Tirana Press
Last updated: 05/03/2024 13:42
Tirana Press
Share
SHARE

Alketa Hysa, ka treguar se ka ngelur e paralizuar pasi u masakrua me thikë nga ish-bashkëjetuesi i saj, Dan Hutra gjatë ngjarjes tragjike të 1 marsit 2023, ku ky i fundit i vrau të motrën dhe kunatën e saj. Ajo foli mes lotësh për gjendjen e saj shëndetësore pasi iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirugjikale. Alketa Hysa, e cila është larguar nga Shqipëria, tha se ka marrë kujdestarinë e plotë të djalit të saj, si edhe të mbesës, vajzës se Mevlute Hysa, e cila u vra nga Dan Hutra.

“Kam mbetur invalide (qan). Nuk punoj dot, kryej vetëm nevojat personale. S’kam folur akoma me mjekët këtu. Mua më la pa këmbë, mbesën pa nënë dhe vëllain pa familje. Djali është me mua, Dan Hutra për fëmijën tim nuk ekziston. Kam edhe vajzën e motrës. Nuk ka komunikime me familjarët e babain të saj. Kujdestarinë e plotë të djalit e kam marrë rreth 2 javë më parë”, tha ajo.

Si ndodhi masakra

Dan Hutra, një ish-i dënuar për vrasjen e gruas në 2007, kreu dy vrasjet e para në orën 12:30 të mesditës së 1 marsit 2022 në Kodër Kamëz. Një person me precedentë të shumtë penalë, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Por mesa duket ai nuk kishte reflektuar pas krimeve të rënda që kishte kryer, duke shkaktuar një masakër.


Ai vrau në oborrin e banesës së ish-bashkëjetueses së tij motrën e saj Mevlute Hysa, 30 vjeç. Si dhe la të vdekur të fejuarën e vëllait të ish-partneres së tij, Hasime Dafku, po 30 vjeç. Gjithashtu të plagosur mbetën Kujtime Hysën, nëna ish-bashkëshortes së tij si edhe Alketa Hysa. Jo shumë larg vendit të kësaj ngjarje, disa orë më vonë një tjetër vrasje tronditi opinionin publik.

Edhe në këtë rast viktimë u bë një grua. Ajo rezultoi të jetë Etleva Kurti, e cila u qëllua brenda oborrit të banesës së prindërve në Kamëz. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i cili po vuan dënimin për vrasjen e biznesmenit Agim Buci dhe plagosjen e gruas së tij, gjatë një tentative për grabitjen e një marketi.

Dan Hutra ishte një person me rekorde të pafundme kriminale në familje dhe në vitin 2007 rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës. Siç u raportua, ai goditi 2 herë me thikë në zemër bashkëshorten Dafina Havalja, në atë kohë vetëm 25 vjeçe. Por ky duket se nuk ishte veprimi i parë i dhunshëm që Dan Hutra kishte kryer brenda familjes. Pasi ai thuhet se para se të martohej me Dafina Havaljan, ai ishte dënuar për heqjen e lirisë së nënës dhe kunatës së tij dhe tentativën për përdhunimin e tyre, krime për të cilat thuhet se kreu vetëm 3 vite heqje lirie.

Ndërsa u kthye sërish në qeli në vitin 2007 si vrasës i bashkëshortes së tij të parë, krim të cilin e pranoi edhe para gjykatës. Ai tha se ishte ai vrasësi i gruas së tij, Dafinës, për të cilën deklaroi se e kishte goditur me thikë pasi ishin grindur dhe se gjithçka e kishte bërë pa vetëdije.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:. rrefimalketa hysaDan Hutra
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kundër bashkimit të grupit Bardhi-Berisha/ Të mos e shqyejmë partinën nën emrin ‘Hapje’
Next Article “Pëllumb Meta nuk u vra nga fëmijët”, ish-drejtuesi i policisë: Një tjetër dorë ka vepruar

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Pasi deklaronin humbje, kompanitë celulare e mbyllin me fitim 2023-shin: Vodafone dhe ONE shtrenjtuan paketat

Operatorët e shërbimeve celulare përmirësuan performancën e tyre financiare vitin e kaluar. Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve…

6 Min Read
Aktualitet

“Synojmë që burgun e grave ta zhvendosim në…”, ministri Manja bën deklaratën e fortë: Do të kemi një vendimmarrje për..

Në një komunikim për mediat ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se burgu i Pogradecit përfundon në mars dhe…

2 Min Read
Aktualitet

Përplasen kokë më kokë mjetet në Vlorë, plagosen dy maturantë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ky dy mjete, ku udhëtonin 4 të rinj, janë…

1 Min Read
Aktualitet

Ndryshime rrënjësore në strukturën e Policisë së Shtetit, Tirana me dy komisariate të reja në shpinë

Ndryshime rrënjësore në Policinë e Shtetit, ku është miratuar dhe struktura e re. Një nga institucionet më të rëndësishme që…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?