fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Censusi, Bozdo: Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35%

Tirana Press by Tirana Press
23/01/24 - 02:25
in Politikë
A A
Censusi, Bozdo: Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35%
6
VIEWS

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat foli për shifrat e INSTAT për censusin, duke e vënë në dyshim. Ai u shpreh se e vërteta është se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35% gjatë kësaj dekade.

Deklarata e plotë:

Në kulmin e debatit publik mbi censusin në Shqipëri, lajmërimi i INSTAT se rezultatet nuk do të mund të shpallen përpara qershorit, është një kambanë e fortë alarmi mbi besueshmërinë e shifrave që qeveria do të na servirë. Censusi i fundit ne Shqipëri është mbajtur në periudhën tetor -dhjetor 2011. Brenda tetorit 2011 përfundoi procesi i numërimit dhe të dhënat paraprake u shpallën zyrtarisht ne dhjetor 2011. Pra, vetëm tre muaj për mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin paraprak të tyre.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Në Shqipërinë e vitit 2024, të dhënat janë mbledhur në shtator 2023 dhe rezultatet do të shpallen në qershor 2024. Pasi kemi numëruar me sukses 10 milionë turistë, e paskemi shumë të vështirë të numërojmë shqiptarët e mbetur në këtë vend!

Censusi i fundit në Shtetet e Bashkuara, me popullsi rreth 340 milionë banorë, filloi në janar 2020 dhe rezultatet paraprake u shpallën në tetor 2020. Censusi i fundit në Kinë, me popullsi 1,4 miliardë banorë, filloi në nëntor 2020 dhe rezultatet u shpallën në maj 2021. Censusi i fundit ne fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut, me popullsi të afërt me ne, filloi në shtator 2020 dhe rezultatet u shpallën në mars 2021.

Vonesa e pajustifikuar ne shpalljes së rezultateve të censusit në Shqipëri, kur përpara 12 vitesh, nga qeveria Berisha, këto rezultate u shpallën brenda 3 muajsh, hedhin dyshime të forta mbi shifrat që qeveria do të na servirë, veçanërisht mbi temën më të nxehtë, atë të braktisjes masive të vendit në dekadën e fundit.

Të dhënat zyrtare të BE tregojnë se afro 1 milionë shqiptare janë larguar nga vendi. Informacionet paraprake që vijnë në rruge informale tregojnë se edhe censusi i fundit konfirmon këtë fakt, se në Shqipëri jetojnë vetëm 1,8 milionë banorë, nga 2,8 milionë banorë që jetonin në vitin 2011. Po këto të dhëna informojnë se presioni politik mbi INSTAT është shumë i fortë për të fshehur të vërtetën e tmerrshme të braktisje së Shqipërisë. Partia Demokratike i bën thirrje INSTAT që të ruajë integritetin dhe profesionalizmin duke na ofruar vetëm shifrat e vërteta.

Tags: censuseno bozdoPDshpopullim

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Rrëfimi tronditës: U përdhunova që në moshën 13-vjeçare për 8 vite,  abuzuesit më kërcënojnë

Rrëfimi tronditës: U përdhunova që në moshën 13-vjeçare për 8 vite, abuzuesit më kërcënojnë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.