Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Belind Këlliçi: Kreu i IKMT ka përfituar mbi 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në Bashkinë e Tiranës
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

Belind Këlliçi: Kreu i IKMT ka përfituar mbi 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në Bashkinë e Tiranës

Tirana Press
Last updated: 09/03/2024 12:20
Tirana Press
Share
SHARE

Në një deklaratë për mediat, Belind Këlliçi ka denoncuar drejtorin e IKMT-së, Mariglen Qaton, duke thënë se ai ka përfituar mbi 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet kompanisë “5D Konstruksion”.

Gjithashtu, ai shtoi se Qato ka përfituar leje ndërtimi me firmën e Erion Veliajt, mbi një pronë shtetërore e cila nuk ishte në administrim të Bashkisë Tiranë.

Këlliçi bëri me dije se në nëntor të vitit 2023 ka dorëzuar një dosje të plotë dhe të detajuar me fakte e prova që tregojnë grabitjen e mijëra metrave katrorë tokë në mes të Tiranës.

Deklarata e Belind Këlliçit:

Të nderuar qytetarë, Rreth 1 vit më parë, kam kallëzuar në prokurorinë speciale SPAK, Drejtorin famëkeq të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Mariglen Qato dhe kompaninë famoze ‘5D KONSTRUKSION’. Mariglen Qato në bashkëpunim të hapur me familjarë të tij, nëpërmjet kësaj kompanie kanë përfituar mbi 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në Bashkinë e Tiranës dhe 3 leje ndërtimi me firmën e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Kulmi i talljes madje dhe i poshtërimit ndaj organit të akuzës është fakti se 1 leje ndërtimi për këtë kompani, është dhënë pasi është regjistruar kallëzimi në SPAK.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023 kam dorëzuar një dosje të plotë dhe të detajuar me fakte e prova që tregojnë grabitjen e mijëra metrave katrorë tokë në mes të Tiranës, nga kompania ARLIS NDERTIM në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Pronari i kësaj kompanie, i cili ka thyer rekord botëror me ndërtimin e një pallati 7 katësh pa leje mbi kullën ‘Eyes of Tirana’ në Sheshin Skënderbej, jo vetëm që nuk është penalizuar për këtë shkelje, por ka përfituar leje ndërtimi me firmën e Erion Veliajt, mbi një pronë shtetërore e cila nuk ishte në administrim të Bashkisë Tiranë.

Tashmë korrupsioni i rilindjes fatkeqësisht nuk përben më asnjë lajm, edhe pse miliarda euro vidhen e vidhen nga ky sekt në mënyrë të përditshme, por tronditëse është heshtja e drejtësisë së re, verbëria dhe mungesa e guximit për të hetuar deri në fund aferat korruptive që po çojnë në shpopullimin e plotë të vendit, është lajmi më i keq sot për Shqiptarët.

Ndërkohë që SPAK vijon me heshtjen olimpike, Mariglen Qato dhe drejtorë të tjerë të bashkisë, vazhdojnë të majmen me tendera dhe leje ndërtimi. Nga pronarë të një furre buke, sot janë kthyer në investitorë e pronarë biznesesh me vlera dhjetëra milionë euro.

Ndërkohë që SPAK vijon heshtjen dhe gjumin letargjik, Armand Lilo gradohet nga Edi Rama si ‘INVESTITOR STRATEGJIK’. Investitor i cili jo vetëm mund të ndërtojë pa leje 7 kate në qendër të Tiranës, jo vetëm që mund të vjedhë pronën publike ditën për diell, por tashmë si investitor strategjik përjashtohet nga tatimi mbi fitimin për 10 vite.

Të dashur qytetarë,

Edhe unë, si një pjesë e madhe e juaja, kam patur pritshmëri shumë të mëdha për punën dhe rezultatin e organeve të reja të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit.

Por fatkeqësisht, pas një periudhe të gjatë disa mujore, të mbushur me denoncime konkrete, me fakte dhe prova të pakontestueshme për aferën e shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe bëmat e gjëmat e korrupsionit nga ana e Bashkisë Tiranë, më duhet t’ju them se SPAK mesa duket, ka vendosur të mbajë anën e të korruptuarve dhe jo të qytetarëve të thjeshtë, që duan të jetojnë e punojnë me ndershmëri në këtë vend.

Megjithatë, luftës tonë për transparencë dhe llogaridhënie, ne do t’i shkojmë deri në fund. Partia Demokratike është e vendosur në luftën e saj pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mënyrë për ta çuar vendin përpara dhe integruar në Bashkimin Europian.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:denoncimikmtKellicikreuMariglen Qato
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kush e publikoi videon e dhunës? Princ Leka merret në pyetje nga AMP
Next Article Aksident në aksin rrugor Sarandë-Livadhja, ka të plagosur

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Përplasja me Açkën/ Noka dhe Bardhi përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga Kuvendi deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi. Gjithashtu,…

1 Min Read
Politikë

Përfundon protesta e opozitës, PD njofton tubimin e radhës, ja kur do të mbahet

Përsëri prej orës 10:00 e kësaj të enjtje Partia Demokratike me drejtues Sali Berishën është gjendur para Parlamentit duke protestuar…

1 Min Read
Politikë

Blinken nesër në Tiranë, Salianji: Shqipëria duhet ngritur në një…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu është bashkuar reagimeve me rastin e vizitës sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken…

2 Min Read
Politikë

Lulzim Basha fton kundërshtarët politik në debat: T’i diskutojmë propozimet tona, e dimë që do dilni pa…

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha teksa ka prezantuar programin e forcës politike që ai drejton i ka ftuar kundërshtarët…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?