Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: “Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
AktualitetShowbiz

“Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin

Tirana Press
Last updated: 02/08/2024 10:56
Tirana Press
Share
SHARE

Prokuroria e Beratit njofton se ka mbyllurhetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen në ngarkim të Armando Kumarakut dhe nënës së tij Natasha Rombula, me kërkesën për kalimin në gjykim themeli. Të dy akuzohen për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.

“Nga hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë në kuadër të procedimit penal nr.760/2023, u provua se shtetasit në fjalë kanë keqtrajtuar të miturin 10-vjeçar, i cili është djali dhe nipi i të pandehurve, duke e nxjerrë në rrjetin social ‘Tiktok’ dhe duke përdorur fjalor banal. Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme”, thotë prokuroria.

Po sipas akuzës: Të pandehurit kanë detyruar shtetasin e mitur A. Kumaraku, të bëjë video dhe të dalë në rrjetin social “Tiktok” duke përdorur fjalë banale dhe fyese tepër të rënda edhe për persona të rritur jo më për moshën që ka viktima e veprës penale, duke e rënduar emocionalisht këtë të fundit me anë të kërcënimeve të bëra nga dy të pandehurit. Nga administrimi i pamjeve filmike shfaqen video, ku djali i mitur ka përdorur sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm i nxitur nga të pandehurit babai dhe gjyshja.

Dëshmia e të miturit

Shtetasi A.Kumaraku, sipas dosjes hetimore, ka deklaruar se shpesh herë ka pasur kërcënime fizike dhe psikologjike kur dilte në “Tik Tok” dhe babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale. Sipas dëshmisë së adminisytruar nga prokuroria, kjo ndodhte edhe pse ky i fundit shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes.

Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri, thotë akuza.

Prokuroria vlerësoi se dhënia e purove dhe pijeve alkoolike fëmijës së mitur nga dy të pandehurit, qartësisht rezulton se ndaj tij është ushtruar keqtrajtim fizik dhe psikologjik dhe është detyruar për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik.

“Sa më sipër, u arrit në përfundimin se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktin penal të ‘Keqtrajtimi i të miturit’ e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në muajin shkurt, policia njoftoi arrestimin e Armando Kumarakut dhe Natasha Rombulës pas një hetimi 2 mujor që nisi nga kallëzimi i së ëmës së të miturit (ish-gruas së Armando Kumarakut), e cila pa videot e të birit në rrjetet sociale.

Pas arrestimit, gjykata vendosi ndaj tyre masën e sigurimit të arrestit në burg.

“jam gjyshe heroinë”, do të shprehej Natasha Kumaraku teksa shoqërohej me efektivë policie në përfundim të një seance gjyqësore në muajin shkurt, që vendosi lënien e saj në qeli.

@infoera.al Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku u lanë në burg sot nga Gjykata pasi akuzohen për keqtrajtimin e një 10 vjeçari.Gjyshja Natasha dhe djali Armando u arrestuan nga policia dhe u lanë në burg pas një denoncimi që bëri nëna e djalit 10-vjeçar se ish-burri dhe gjyshja po e përdorinin për video në TikTok me qëllim fitimin e parave.Pasi Gjykata ka dhënë vendimin, Natasha nuk e ka pritur mirë vendimin dhe në një moment kur po transportohej nga forcat e policisë nga Gjykatat drejt burgut ajo ka kërkuar të flasë për gazetarët që ndodheshin në ambientet e jashtme.“Një minutë të flas me kamerat… jam gjyshja heroinë” – dëgjohet të thotë 67-vjeçarja teksa ishte e shoqëruar nga policia. #tashaesarandes #tiktok #natasharompalo ♬ original sound – infoera.al
Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:i birinipitahsa
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Babai dhe 2 bashkëpunëtorë marrin forcërisht në makinë ish-të dashurin e vajzës, e çojnë në Shëngjergj…
Next Article I nxehtë apo me reshje? Sinoptikanja bën parashikimin e motit për muajin Gusht

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

“Pse më lag me shampanjë?”/ Si nisi sherri masiv në lokalin luksoz në Palasë, një person humbi ndjenjat

Detaje të reja kanë dalë nga sherri masiv që ndodhi mbërmjen e së hënës në lokalin luksoz "SIN" në Palasë,…

2 Min Read
Aktualitet

Detaje nga aksidenti tragjik/ Dy trupa të pajetë ende brenda ‘Benzit’ të shkatërruar

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik sot në Këlcyrë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në…

1 Min Read
Showbiz

Si është marëdhënia me Efin? Ja përgjigja e Luizit

Edicioni i dytë i Reality Show-t Big Brother nuk ka qënë aspak i qetë, përkundrazi ka patur dinamika të ndryshme…

1 Min Read
Aktualitet

 Plagosja e të riut gjatë shkëmbimit të kokainës, arrestohet një polic: I përfshirë në trafikun e drogës, kishte dijeni për…

Një efektiv është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës pas oferacionit të antidrogës mbrëmjen e së…

4 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?