Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Atentati në Berat, Altin Halili u qëllua 10 herë me kallashnikov! Zbardhet dëshmia: Tre autorët ishin të maskuar, më kishin zënë pritë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Aktualitet

Atentati në Berat, Altin Halili u qëllua 10 herë me kallashnikov! Zbardhet dëshmia: Tre autorët ishin të maskuar, më kishin zënë pritë

Tirana Press
Last updated: 27/08/2024 18:20
Tirana Press
Share
SHARE

Atentati i djeshëm në Berat ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e DVP Berat dhe jo vetëm.

Në lidhje me ngjarjen, policia e Beratit ka marrë në pyetje deri në orët e para të mëngjesit 3 persona nga fisi i Kaloshëve, ku në vitin 1997 shënjestra e atentatit kishte vrarë Sokol Kaloshin.

Të pyetyrit në policinë e Beratit kanë qenë vëllai i të ndjerit Sokol Kaloshi dhe 2 nipërit e tij, të cilët pasi kanë dhënë për disa orë deklaratat e tyre janë lënë të lirë.

Atentati ndaj Altin Halilit, ndodhi pasditen e djeshme në rrugën e fshatit Dyshnik.

Atentatorët që lëviznin me një automjet “Hunday Tuscon” nuk kanë mundur dot as ta plagosin shënjestrën e tyre, edhe pse kanë gjuajtur disa herë me kallashnikov drejt tij.

Plumbat kanë prekur vetëm makinën e 46-vjeçarit,duke bërë “shoshë” xhamin e pasmë dhe sediljen e pasme të mjetit.

Pas këtij atentati, Altin Halili ka dëshmuar në policinë e Beratit, duke hedhur dyshimet se autorët janë nga fisi i Kaloshëve, të zonës së Gradishtës, pjesë e bashkisë Divjakë.

Halili ka deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se për vrasjen e kryer ka paguar me burg.

Përpara grupit hetimor 46-vjeçari ka deklaruar se atentati i është bërë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e bërë në vitin 1997.

Halili ka deklaruar në policinë e Beratit se ai po kalonte përpara një shkolle private në Berat, ku në atë lagje do të takonte një mik dhe ka parë 3 persona të maskuar që i kishin zënë pritë.

Pasi i ka parë, Halili ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka dashur t’i godasë me makinë por nuk ka mundur pasi ata kanë filluar ta gjuajnë me breshëri kallashnikovi.

Halili ka deklaruar se është ulur poshtë sediljes dhe pasi ka dëgjuar makinën që ka ikur me shpejtësi, ka lëvizur.

Sipas Halilit, atentatorët janë larguar duke menduar se e kishin vrarë.

Sipas policisë, atentatorët e kanë qëlluar në ecje me automatik Skorpion dhe gëzhojat i kanë mbledhur.

Altin Halili është qëlluar me 10 plumba, të cilët kapën pjesën e pasme të makinës së tij.

Më pas, rreth 20 km nga vendngjarja, autorët dogjën në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës, makinën e tyre tip “Hunday Tuscon”.

Ndërkohë që grupi hetimor po vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes, strukturat e DVP Fier e Berat nuk kanë arritur ende të kapin deri më tani autorët e atentatit, pavarësisht postblloqeve të shumta, të ngritura në çdo hyrje-dalje qyteti e fshati në Berat, Lushnjë, Kuçovë e Fier.

Shënjestra e atentatit, Altin Halili është dënuar për vrasjen e Sokol Kaloshit, vrasje e kryer në vitin 1997.

Altin Halili u dënua 15 vjet burgim dhe ka dalë nga burgu në vitin 2010.

Pas daljes nga burgu, Halili u largua në Itali, nga ku ishte kthyer vetëm pak kohë më parë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden
Next Article Shpallen fituesit, 1624 maturantë do të ndjekin studimet në Universitetin e Mjekësisë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Mbytet nga ushqimi një 52-vjeçar në Fier

Një 52-vjeçar në Fier ka humbur jetën ditën e somte. Bëhet me dije nja njoftimi zyrtar i autortieteve se 52-vjeçari…

1 Min Read
Aktualitet

Fshehu paratë në sedilje, e pëson 27- vjeçari, i sekuestrohen mbi 13 mijë € në Kakavijë

Një 27- vjeçar është proceduar në gjendje të lirë ditën e sotme pas mos deklarimit të 13.100 euro në pikën…

2 Min Read
Aktualitet

Po prisnin pemët në mal, aksidentohen rëndë 4 të rinj shqiptarë në Itali

Katër të rinj shqiptarë që punonin si druvarë në malin Scalambra, në komunën Serrone në veri të provincës Frosinone, janë përfshirë…

1 Min Read
Aktualitet

Shpërthimi tragjik me dy të vdekur në Lushnjë, arrestohet sipërmarrësi Leonard Gjini

Pak ditë pas shpërthimit në kapanonin ku humbën jetën babë e bir dhe mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?