Duke filluar që sot, përdoruesit e Apple Card mund të zgjedhin të rrisin shpërblimet e tyre “Daily Cash” me një llogari kursimi nga Goldman Sachs, e cila ofron një APY (Annual Payment Yield) me rendiment të lartë prej 4,15 përqind, një normë që është 10 herë më shumë se mesatarja kombëtare në SHBA. Pa tarifa shtesë, pa depozitë minimale dhe pa patur nevoj për të pasur një balancë minimale për të përfituar, përdoruesit mund të konfigurojnë dhe menaxhojnë lehtësisht llogarinë e tyre të Kursimeve direkt nga Apple Card në aplikacionin Wallet.
“Kursimet i ndihmojnë përdoruesit tanë të përfitojnë edhe më shumë nga Apple Card dhe Daily Cash duke i ofruar atyre një mënyrë të thjeshtë për të kursyer para çdo ditë,” tha Jennifer Bailey, zëvendëspresidente e Apple Pay dhe Apple Wallet. “Qëllimi ynë është të ndërtojmë mjete që i ndihmojnë përdoruesit tanë të bëjnë një jetë financiare më të shëndetshme dhe nëpërmjet llogarisë së kursimeve ne i mundësojmë atyre të shpenzojnë, të dërgojnë dhe të kursejnë para (Daily Cash) drejtpërdrejt dhe pa probleme – të gjitha nga një vend”.
Pasi të krijohet një llogari kursimi, të gjitha paratë të fituara nga programi Daily Cash të fituara nga përdoruesi përditë, do të depozitohen automatikisht në llogarinë e tij. Destinacioni i parave ditore gjithashtu mund të ndryshohet në çdo kohë dhe nuk ka asnjë kufizim. Për të rritur kursimet e tyre edhe më tej, përdoruesit mund të depozitojnë fonde shtesë në llogarinë e tyre të nëpërmjet një llogarie bankare të lidhur me Walletin e tyre ose të transferojnë nga bilanci i tyre nga Apple Cash.
Përdoruesit do të kenë gjithashtu akses në një panel të lehtë për t’u përdorur në “Portofolin e Kursimeve”, ku mund të gjurmojnë me lehtësi gjendjen e llogarisë së tyre dhe interesin e fituar me kalimin e kohës. Përdoruesit gjithashtu mund të tërheqin fonde në çdo kohë përmes panelit të kursimeve duke i transferuar ato në një llogari bankare të lidhur ose në kartën e tyre në Apple Cash, pa tarifa.
Llogaria e re e Kursimeve nga Goldman Sachs bazohet në përfitimet shëndetësore financiare që Apple Card tashmë ofron, pa asnjë tarifë, Daily Cash për çdo blerje dhe mjete që inkurajojnë përdoruesit të paguajnë më pak – të gjitha, duke ofruar privatësinë dhe sigurinë që përdoruesit presin nga Apple.
Rendimenti Vjetor i Përqindjes (APY) është 4,15 për qind që nga 14/4/2023. APY mund të ndryshojë në çdo kohë. Zbatohen kufijtë maksimalë të bilancit. Kursimet ofrohen me iOS 16.4 e më tej.
Llogaritë e kursimit ofrohen nga Goldman Sachs Bank USA, Dega e Salt Lake City. Anëtar FDIC. Kursimet janë të disponueshme për pronarët dhe bashkëpronarët e kartave Apple. Theksojmë se Apple Card i nënshtrohet miratimit të kredisë, e disponueshme vetëm për aplikantët e kualifikuar në Shtetet e Bashkuara dhe lëshohet nga Goldman Sachs Bank.