Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Analiza e BIRN: Turizmi, e drejtë e mohuar për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Sociale

Analiza e BIRN: Turizmi, e drejtë e mohuar për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Tirana Press
Last updated: 09/02/2024 08:34
Tirana Press
Share
SHARE

Turizmi ishte kryefjala e vitit 2023 për Shqipërinë. Qeveria e kryeministrit Edi Rama u mburr në fund të vitit me faktin se vendi u vizitua nga më shumë se 10 milionë turistë të huaj, ndërkohë që mediat e huaja vazhdojnë të bëjnë jehonë si një ndër destinacionet tërheqëse edhe për këtë vit.

Megjithatë, industria e turizmit në Shqipëri nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Një ndër kategoritë e përjashtuara janë personat me aftësi të kufizuara, nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Turizmi është një e drejtë e mohuar për personat me aftësi të kufizuara,” thotë Suela Lala, drejtuese e fondacionit “Së Bashku”.

“Në radhë të parë për ne që jemi qytetarë shqiptarë dhe nuk mund të shijojmë bukuritë e vendit tonë, por në të njëjtën kohë edhe për turistët e huaj, një pjesë e të cilëve janë të moshuar, por edhe me aftësi të kufizuara,” shtoi ajo.

Turizmi i aksesueshëm nuk është vetëm një përgjegjësi sociale, por edhe një mundësi e mirë për konkurrueshmëri me vendet e tjera turistike të Europës. Megjithatë, përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara dhe operatorët turistikë bien dakord se Shqipëria nuk është e gatshme që të akomodojë turistë shqiptarë dhe të huaj me aftësi të kufizuara.

Ekspertët theksojnë se mungesa e aksesit është e shumëllojshme, duke nisur nga transporti, tek investimet publike apo te strukturat e hotelerisë.

Arjana Isaku, një operatore turistike me përvojë 20-vjeçare i tha BIRN se ndonëse tregu i huaj shfaq interes për turizmin e aksesueshëm, ajo që vendi ofron është e mangët.

“Opinioni i të huajve është se vendi ynë ka mangësi në drejtim të aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara. Strukturat akomoduese ku ekzistojnë rampat janë të pamjaftueshme. Janë shumë pak, ose aspak,” tha Isaku, duke shtuar se në vende të tjera turistike infrastruktura e posaçme ekziston deri në detaje.

Rritja e numrit të turistëve gjatë vitit 2023 përfshin edhe personat e moshës së tretë, ata me aftësi të kufizuara apo prindër me fëmijë të vegjël. Tirana dhe Durrësi janë portat kryesore hyrëse, të cilat do të duhet të përshtasin zinxhirin e shërbimeve dhe strukturave akomoduese në përputhje me nevojat e kësaj kategorie.

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba është megjithatë pesimiste për gjendjen e aksesueshmërisë për turistët me aftësi të kufizuara.

“Për fat të keq, deri më sot pak ose aspak është menduar për ta. Përveç rampave në një pjesë të hoteleve, nuk ka kushte që të mundësojnë pushimet e tyre. Edhe shumë muze nuk kanë rampa….Ç’kushte u ofrojmë ne këtyre turistëve?! Çfarë infrastrukture?! Ka ardhur koha të diskutohet mbi këtë lloj turizmi dhe çështja të trajtohet me seriozitet,” thotë ajo.

Personat me aftësi të kufizuara, që shpesh grupohen në shoqata, e ndjejnë veten të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin e tyre, si gjatë jetës së përditshme apo edhe gjatë periudhës së pushimeve.

Saimir Farrici, drejtues i shoqatës “Shpresë për të Verbërit” thotë se për ta nuk ofrohet asnjë mundësi për pushime apo përvoja tërheqëse kaq të nevojshme për çdo qenie njerëzore. Kjo për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe infrastrukturës për të verbërit.

FaxWeb

Fillimi  Aktualitet

Analiza e BIRN: Turizmi, e drejtë e mohuar për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri

07:05 | 09/02/2024

Analiza e BIRN: Turizmi, e drejtë e mohuar për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Turizmi ishte kryefjala e vitit 2023 për Shqipërinë. Qeveria e kryeministrit Edi Rama u mburr në fund të vitit me faktin se vendi u vizitua nga më shumë se 10 milionë turistë të huaj, ndërkohë që mediat e huaja vazhdojnë të bëjnë jehonë si një ndër destinacionet tërheqëse edhe për këtë vit.

Megjithatë, industria e turizmit në Shqipëri nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Një ndër kategoritë e përjashtuara janë personat me aftësi të kufizuara, nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Turizmi është një e drejtë e mohuar për personat me aftësi të kufizuara,” thotë Suela Lala, drejtuese e fondacionit “Së Bashku”.

“Në radhë të parë për ne që jemi qytetarë shqiptarë dhe nuk mund të shijojmë bukuritë e vendit tonë, por në të njëjtën kohë edhe për turistët e huaj, një pjesë e të cilëve janë të moshuar, por edhe me aftësi të kufizuara,” shtoi ajo.

Turizmi i aksesueshëm nuk është vetëm një përgjegjësi sociale, por edhe një mundësi e mirë për konkurrueshmëri me vendet e tjera turistike të Europës. Megjithatë, përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara dhe operatorët turistikë bien dakord se Shqipëria nuk është e gatshme që të akomodojë turistë shqiptarë dhe të huaj me aftësi të kufizuara.

Ekspertët theksojnë se mungesa e aksesit është e shumëllojshme, duke nisur nga transporti, tek investimet publike apo te strukturat e hotelerisë.

Arjana Isaku, një operatore turistike me përvojë 20-vjeçare i tha BIRN se ndonëse tregu i huaj shfaq interes për turizmin e aksesueshëm, ajo që vendi ofron është e mangët.

“Opinioni i të huajve është se vendi ynë ka mangësi në drejtim të aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara. Strukturat akomoduese ku ekzistojnë rampat janë të pamjaftueshme. Janë shumë pak, ose aspak,” tha Isaku, duke shtuar se në vende të tjera turistike infrastruktura e posaçme ekziston deri në detaje.

Rritja e numrit të turistëve gjatë vitit 2023 përfshin edhe personat e moshës së tretë, ata me aftësi të kufizuara apo prindër me fëmijë të vegjël. Tirana dhe Durrësi janë portat kryesore hyrëse, të cilat do të duhet të përshtasin zinxhirin e shërbimeve dhe strukturave akomoduese në përputhje me nevojat e kësaj kategorie.

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba është megjithatë pesimiste për gjendjen e aksesueshmërisë për turistët me aftësi të kufizuara.

“Për fat të keq, deri më sot pak ose aspak është menduar për ta. Përveç rampave në një pjesë të hoteleve, nuk ka kushte që të mundësojnë pushimet e tyre. Edhe shumë muze nuk kanë rampa….Ç’kushte u ofrojmë ne këtyre turistëve?! Çfarë infrastrukture?! Ka ardhur koha të diskutohet mbi këtë lloj turizmi dhe çështja të trajtohet me seriozitet,” thotë ajo.

Personat me aftësi të kufizuara, që shpesh grupohen në shoqata, e ndjejnë veten të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin e tyre, si gjatë jetës së përditshme apo edhe gjatë periudhës së pushimeve.

Saimir Farrici, drejtues i shoqatës “Shpresë për të Verbërit” thotë se për ta nuk ofrohet asnjë mundësi për pushime apo përvoja tërheqëse kaq të nevojshme për çdo qenie njerëzore. Kjo për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe infrastrukturës për të verbërit.

“Aksesueshmëria është problem kudo. Hotelet janë të paaksesueshme. Po ashtu dhe rrugët, muzetë dhe plazhet,” tha Farrici për BIRN.

“Nëse nuk je i shoqëruar, nuk ke akses as në përditshmëri, as në turizëm,” shtoi ai.

Edhe për kryetaren e shoqatës së para-tetraplegjikëve në Durrës, poeten Adivije Hoxha, të pushosh në kushtet e paaksesueshmërisë është e pamundur.

“Në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të aksesueshëm. Duhet kuptuar që aksesi nuk është thjesht ajo rrugina gjer afër detit, por ka dhe shumë elemente të tjera brenda në ujë,” tha Hoxha.

Një pjesë e infrastrukturës mund të gjendet vetëm në hotele të shtrenjta, të cilat sipas Hoxhës nuk mund të përballohet nga kjo kategori sociale. Megjithatë, ajo shtoi se edhe në këto hotele nuk gjenden tualete të përshtatura për ta.

Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka përshtatur legjislacionin për përmirësimin e kushteve në favor të personave me aftësi të kufizuara, por pak ndryshime kanë ndodhur realisht.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Njerz me aftësi ndryshePushimeTurizmi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article E-Albania del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët: Ja çfarë ka ndryshuar
Next Article Aksidenti në aksin Sarandë-Ksamil, 15 vjeçari në gjendje të rëndë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

Murrizi i “përvishet” keq Blendi Fevziut për aparatit që teston frutat: Neveri, fitojnë miliona euro me mashtrime, po përçmoni mundin e fermerëve

Ish-deputeti Mylsym Murrizi ka “shpërthyer” keq ndaj gazetarit Blendi Fevziu, i cili pak ditë më parë publikoi një video ku…

3 Min Read
Sociale

Tenton të shuajë zjarrin që ndezi, humb jetën nga asfiksia një person në Lushnjë

Një person ka humbur jetën në Lushnjë, në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.…

1 Min Read
Sociale

Skema e re e pensioneve, po diskutohet ulja e kontributeve dhe e viteve të punës

Qeveria shqiptare, Banka Botërore dhe grupet e interesit janë duke diskutuar ndryshime në reformën e pensioneve, të cilat do të…

2 Min Read
Sociale

Çfarë po ndodh në spitalin e Elbasanit? 3 persona në gjëndje të rëndë brenda pak orëve

Tre persona janë paraqitur pasditen e 16 majit pranë spitalit Rajonal të Elbasanit brenda pak orësh, Sipas komunikatës nga Drejtoria…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?