Arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Arrestimi i Berberit ka ndodhur mbrëmë, ndërsa kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve akuzohet për korrupsion e pastrim parash.
Ai ka qenë deri dje në krye të detyrës. Arrestimi i zyrtarit të lartë është bërë me urdhër të SPAK dhe pas vendimit të gjykatës. Ndërkohë, Berberi ishte emëruar në krye të ARRSH-së, në qershor të vitit 2021.