Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: ACAR! 55 viktima nga stuhia polare në SHBA
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
BotaMjedisi

ACAR! 55 viktima nga stuhia polare në SHBA

Tirana Press
Last updated: 19/01/2024 11:53
Tirana Press
Share
SHARE

Stuhia polare që ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-së e ka çuar bilancin e të vdekurve në 55. Oregon është shteti më i goditur, ndërsa qindra mijëra banorë janë pa energji elektrike. Të paktën 10 persona kanë vdekur në zonën e Portland, Oregon, nga stuhitë e të ftohtit. Vdekjet janë raportuar në të paktën nëntë shtete këtë javë pasi i ftohti vdekjeprurës goditi Paqësorin veriperëndimor dhe deri në jug në Misisipi.

Të paktën 14 vdekje janë rregjistruar në Tenesi ndërsa autoritetet kanë ngritur alarmin e kuq duke ripërsëristur thirrjen e tyre për të mos dalë nga shtëpia dhe për të mos udhëtuar për shkak të ngricave në disa akse rrugore. Temperatuarat vijojnë gjithashtu të shënojnë rekorde ku në disa rajone ka arritur edhe në -70 gradë Celsius. Shkollat dhe shumë institucione janë mbyllur.

Përveç viktimave dhe dëmeve, moti i acartë ka shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve. Një aeroplan rrëshqiti nga pista në aeroportin ndërkombëtar Frederick Douglass Greater Rochester. Zyrtarët e aeroportit thanë se 50 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bord kur avioni doli nga pista për shkak të ngricave, por asnjë prej tyre nuk pësoi lëndime.

Nju Jorku perëndimor raportuan më shumë se 1 metër e gjysme borë, ndërsa liqenet kanë ngrirë për shkak të vlerave termike të ulta. Më në perëndim, shteti i Nebraskës u godit nga një tjetër stuhi dëbore që mbylli autostradat. Bora nuk ka kursyer as Vankuverin, British Columbia në Kanada. 

Ndërkaq bora dhe temperaturat e ulta kanë paralizuar transportin në Gjermani dhe Francë. Aeroporti i Frankfurtit anuloi mbi 1,000 fluturime ndërsa disa pista u mbyllën për shkak të ngricave. Deutsche Bahn (DB), operatori hekurudhor kombëtar i Gjermanisë, anuloi gjithashtu udhëtimet në distanca të largëta.

Në Këln, bora nxiti njerëzit të shfrytëzonin disa vendpushime për të bërë ski. Reshjet e dendura të borës gjithashtu kanë ndaluar trafikun në pjesën më të madhe të Skandinavisë. Në disa rajone të Danimarkës, policia u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Shumë shkolla në rajonet jugore të Gjermanisë mbetën të mbyllura.

Qytetet në të gjithë Francën janë përfshirë gjithashtu nga moti i ftohtë dhe me dëborë. Autoritetet e motit kanë lëshuar një alarm portokalli për 25 departamente në veri dhe në qendër. Transporti hekurudhor është ndërprerë në disa zona dhe disa fluturime janë anuluar.

Bora përfshiu edhe disa pjesë të Belgjikës ndërsa autoritetet paralajmëruan për kushte të rrezikshme në disa rrugë në jug. Në Parkun Mbretëror të qytetit përballë pallatit, këmbësorët shëtisnin duke admiruar statujat e mbuluara me borë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:SHBASTUHI DEBOREViktima
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gazment Bardhi: Mazhoranca ka bllokuar pjesëmarrjen tonë në Komisionin e Reformës Zgjedhore
Next Article Stuhi dëbore, disa fshatra në Tropojë pa energji elektrike

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politika

Akuzat për abuzim seksual me shkrimtaren e njohur, Trump – Nuk e njoh fare këtë grua

Ish – presidenti i SHBA-ve Donald Trump, u shpall përgjegjës për abuzim seksual ndaj shkrimtares E. Jean Carroll . Ai…

4 Min Read
PolitikaRajoni

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

Pesë objekte të strukturave paralele serbe në komunat në veri janë mbyllur të premten, pas një aksioni të Policisë së…

2 Min Read
Rajoni

Dy të plagosur nga shpërthimi i një granate dore në veri të Kosovës

Nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut janë plagosur dy…

2 Min Read
Bota

E turpshme, mashtronte në Tik-Tok se kishte kancer dhe grumbulloi 37 mijë dollarë, arrestohet 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzohet se ka vjedhur 37 mijë donacione. Madison Marie Russo…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?