Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: A po mbledh qeveria para përmes Bordit? Çmimi i naftës, 33 lekë më shtrenjtë se kur ishte në të njëjtat nivele në bursa
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

A po mbledh qeveria para përmes Bordit? Çmimi i naftës, 33 lekë më shtrenjtë se kur ishte në të njëjtat nivele në bursa

Tirana Press
Last updated: 12/03/2023 12:46
Tirana Press
Share
SHARE

Bordi i Transparencës vendosi dje që të rrisë çmimin e karburanteve, duke e çuar atë në 208 lekë për litër.

Ky është vendimi i parë i Bordit për këtë vit, ndërsa mbledhja e fundit e tij kishte qenë në 20 Dhjetor kur e uli në 199 lekë për litër.

Në bursa nafta tregtohet me rreth 85 dollarë për fuçi (tregues referencë Brent), në nivelet më të ulëta nga tetori i vitit 2021. Në atë kohë në vend, një litër naftë tregtohej mesatarisht me 174.5 lekë për litër sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa sot është 33 lekë më shtrenjtë, ose 16% më shtrenjtë.

Që prej marsit të vitit 2022 çmimet tavan të naftës vendosen nga Bordi i Transparencës, i krijuar nga qeveria me synimin për të kontrolluar rritjen e fortë të karburanteve që erdhi pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Operatorët e tregut kanë pohuar vazhdimisht se fiksimi i çmimeve, ndërhyrjet e shpeshta dhe të çoroditura të Bordit, në vend që të ndikonin pozitivisht kanë dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet artificialisht të larta.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do ta merrte vetë rrezikun dhe do të bënte blerje më afatgjata, në momentet që vlerësonte se çmimet në treg kishin arritur një pik minimal. Operatorët e tregut pohojnë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin të paktën 5% më lirë.

Edhe lëvizja e fundit e Bordit, në drejtim të rritjes së çmimeve u prit negativisht nga operatorët e tregut, sipas burimeve të Monitor.

Janë paguar 135 mln euro më shumë TVSH vetëm nga rritja e çmimeve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha në fillim të këtij viti se Bordi pritet që të shkrihej së shpejti, ndërkohë që dje u vendos të ndërhyhej sërish tek çmimet.

Përfituesi kryesor nga rritja e çmimeve të naftës është qeveria, e cila arkëton më shumë TVSH, si rrjedhojë e çmimeve të larta. Financat nuk kanë bërë të ditur se sa janë arkëtimet si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, por burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bënë të ditur për Monitor se kompanitë e karburanteve kanë paguar 135 milionë euro më shumë TVSH vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve, që për muaj me radhë qëndruan në nivelet e 230-240 lekë për litër, nga rreth 170-180 lekë për litër në vitin 2021.

Rritja e çmimeve ndikoi dhe në rënien e konsumit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave , për 11 mujorin, importet e karburanteve ishin 508.7 mijë ton, me rënie prej 9.4% me bazë vjetore.

Ndonëse kanë blerë më pak karburant, konsumatorët kanë shpenzuar më shumë. Vetëm për 9 mujorin, sipas përllogaritjeve të mëparshme të Monitor, mesatarisht, çdo muaj janë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë për të blerë naftë apo benzinë, me nivelet më të larta që janë shënuar në periudhën qershor-shtator, kur dhe lëvizjet janë më të shumta për shkak të sezonit turistik

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Bordi i Transparencës
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Më mori partnerin”, Luiza Gega i përgjigjet Klodiana Shalës: Histori e mbyllur 11 vite më parë, Klodi kërkon vëmendje
Next Article Në verë i skadon kontrata me Juventusin, Di Maria flet për të ardhmen

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Zjarr në një banesë në Milot, çifti i të moshuarve: Zjarrfikësja ka ardhur me vonesë, kemi kaluar natën jashtë

Një vatër zjarri është regjistruar në në fshatin Shkopet në afërsi të Hidrocentralit në Milot. Ngjarja ka ndodhur në orët…

1 Min Read
Aktualitet

Kishin klinikë private të paliçensuar, nis procedimi penal për mjekun dhe infermierin në Elbasan

Ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar, procedohen penalisht 2 shtetas me profesione mjek dhe infermier. Si rezultat…

1 Min Read
Aktualitet

Po rinovonte çatinë, 36-vjeçari shqiptar rrëzohet dhe humb jetën

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e një pallati në kantierin ku punonte. Aksidenti ka…

1 Min Read
Aktualitet

Sherr mes vëllezërve në Pogradec, plagoset me thikë 25-vjeçari

Një sherr me thika ka ndodhur në Pogradec mes dy vëllezërve dhe si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?