Skuterët elektrikë janë kthyer në një mjet transporti pothuajse më të përdorurit në dekadën e fundit. Por rreziqet që ata përcjellin janë shumë të larta, për këtë shkak Parisienët kanë votuar me shumicë dërrmuese për ndalimin e skuterëve elektrikë në rrugët e kryeqytetit francez.
Votat për ndalim arritën në mes 85.77 për qind dhe 91.77 për qind në 20 distriktet e Parisit që publikuan rezultatet të dielën, sipas faqes së internetit të qytetit të Parisit.
Montreali në Kanada i nxorri jashtë ligjit të gjithë skuterët elektrikë për dhënie me qira ose përdorim privat në vitin 2020, ndërsa kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhagen, i ndaloi versionet me qira në vitin 2020 përpara se t’i kthente një vit më vonë me kushte më të rrepta.