Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Ndryshimet në Akademinë e Shkencave, ironizon akademiku Artan Fuga: Hajde bëjmë ligje për miqtë !
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
PolitikëShqipëria

Ndryshimet në Akademinë e Shkencave, ironizon akademiku Artan Fuga: Hajde bëjmë ligje për miqtë !

Tirana Press
Last updated: 01/04/2023 11:30
Tirana Press
Share
SHARE

Akademiku i njohur Prof. Dr. Artan Fuga ka reaguar mbi diskutimet e djeshme në Komisionin e Medias mbi Akademinë e Shkencave.

Pwrmes njw postimi nw rrjetin social Facebook , akademiku Fuga thekson se po bëhet ligj për miqtë. Fuga e cilëson nismën e disa deputetëve skandal, konkretisht nga ligjvënësi Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj.

Ja postimi i plotë i Artan Fugës:

Ligj për miq !

Në mes të ditës!

Shihni vetëm pesë minutat e fundit të kësaj videoje që është postuar më poshtë dhe që është një rregjistrim nga seanca e fundit në komisionin e edukimit dhe medias në Kuvendin e Shqipërisë!

Çfarë skandali!

Në kohën kur deputetja Ina Zhupa bën pyetjet që ajo mendon për të nxjerrë në pah aspekte të seancës dëgjimore, dy deputetët nismëtarë që në kundërshtim me rregulloren dhe kodin e sjelljes të deputetit po mundohen të ndryshojnë ligjin për akademinë e shkencave pas kurrizit të akademikëve, kanë një sjellje shumë të çuditshme!

Sapo duhet të nisnin përgjigjet e atyre që ishin thirrur për raportim, deputeti Petro Koçi, nismëtar i këtyre ndryshimeve pas kurrizit të akademikëve kujtohet të thotë se mbledhja duhet të mbyllet sepse nuk është numri i duhur i deputetëve prezent! A thua se deri atëhere ishte korumi!

E mbyll në kokë të tij, ikën, e mbyll mbledhjen pa e hedhur në votë dhe pa pyetur kryetaren! Dhe pa pritur vendimin e kryetares të komisionit “përplas derën” dhe ikën!

Pa propozuar madje as një vazhdim të saj në një moment të dytë!

Në vend të kërkonte që të vinin deputetët e larguar!

Kaq lehtë mund të sillet një deputet që ka përgjegjësi përpara nesh?

Ndërkohë deputeti tjetër Ismet Beqiraj, nismëtari i parë i atakimit të ligjit në fuqi për akademinë e shkencave, në kundërshtim flagrant me rregulloren e Kuvendit dhe figurën etike të deputetit, deklaron se po ikën të pijë kafe me ata që ishin thirrur për dëgjesë, duke shtuar se ata “burra” janë kolegët dhe miqtë e tij!

Mbahuni fort!

As më shumë dhe as më pak, deklaron se ata për të cilët ai orvatet të ndryshojë ligjin ose të bëjë seanca dëgjimore janë : Miiiqtë e tij!

Në vend të deklarojë që meqë këta që kemi thirrur për dëgjesë janë miqtë, farefisi, kolegët e mi, unë po largohem dhe po qendroj mënjanë kësaj gjëje!

Jo, jo lufton për miqtë e vet sikurse deklaron me gojë e vet, me zë të plotë, pa iu dridhur syri fare!

Uaaaaa, e pabesueshmeeeeeee!

Hajde bëjmë ligje për miqtë, bashkëfshatarët, krushqit, komshinjtë taniiiiii!

Eshtë njësoj sikur t’i ve dhjetë një studenti që nuk ka mësuar, që është dru, gdhë, duke thirrur nga dritarja: Ikni mo, dua t’i ve dhjetë se është djali i shoferit të autobuzit me të cilin vij në fakultet!

Harron se ligji duhet të jetë si era që fryn pa e ditur se cilin prek, se cilën velë anijeje shtyn, se çfarë gjethesh të kalbura rrëzon në tokë

Ligje për miqtë!!!

Deklarim i hapur në selinë e Kuvendit të Shqipërisë i konfliktit të interesit! Për miqtë dhe kolegët e tij bën ligj ai?!

Unë shpresoj që Kryetarja e komisionit të edukimit dhe medias, zonja Flutura Açka të kërkojë zbatimin e rregullores për këtë deklarim haptazi në kundërshtim me ligjin që më ka pataksur si qytetar! Pyetja ime për të është: Si mund të lejohen këto sjellje para syve tanë si qytetarë?

Si qytetar denoncoj këtë rast flagrant dhe si palë e interesuar kërkoj që ky deputet të mënjanohet nga çdo nismë a shqyrtim që ka të bëjë me arsimin e lartë dhe veçanërisht me akademinë e shkencave sepse deklaron që janë miqtë e tij!

A ka të drejtë deputeti të shkelë ligjin?!

Shikoni se ç’bëhet me taksat tona!

Lutem nëse bëni komente ruani etikën dhe pa përdorur asnjë fyerje, ndryshe jam i detyruar t’i heq ato komente fyese. Deputetët duhet t’i nderojmë se ata punojnë për ne !

Shiheni, shiheni dhe pastaj gjykoni pa pasion!

Çfarë skandalesh!

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article ” Ai vdes të viktimizohet “, sekreti i Luizit kthen të gjithë banorët kundra Oltës
Next Article Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare bashkëshortja e futbollistit të madh Selman Stërmasi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

A u fsheh ngjarja? Nipi i ish-drejtorit dhunoi për vdekje Egli Progën, policia: Nuk është manipuluar

Ngjarja e ndodhur pasditen e së shtunës (10 gusht 2024), ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën si pasojë e dhunës barbare, mbetet…

5 Min Read
Sociale

Mësuesja që la profesionin për pasionin/ Sot shofere autobuzi Shqipëri-Itali, Eranda: ZIS-in e kam mësuar që 9- vjeç

Mjetet e rënda i kemi parë gjithmonë të drejtohen nga djem e burra me një fizik muskuloz e trup madh…

2 Min Read
Aktualitet

Me mesataren më të lartë mes 600 të diplomuarve, shqiptari Laert Sallaku oficeri më i ri në New York

Laert Sallaku, 23-vjeç, nga Shqipëria është diplomuar si oficer i policisë në New York me mesataren 9.96, më të lartë…

1 Min Read
Sociale

Shqipëria duhet të investojë 6 mld dollarë për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike!

Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efekteve negative nga ndryshimet klimatike, dëmet do të shumëfishohen. Në një raport…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?