Dashi
Mjaft më menduat për të tjerët. Në përpjekje për të ruajtur paqen dhe për të mbajtur gjithçka në një nivel të barabartë, ju keni lënë pas dore dëshirat tuaja për hir të kënaqësisë së dikujt tjetër.
Demi
Mos kërkoni ndihmë nga askush. Ju mund t’ia dilni vetë mbanë për çdo lloj problemi. Mos krijoni vartësi nga askush, pasi i vetmi person që mund të digjet do të jeni ju.
Binjakët
Nëse jeni në një mardhënie romantike, është koha ideale që ti përkshtoheni 100 % . Askush nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë fuqisë suaj. Çelësi tani është të siguroheni që nuk po ia jepni veten dikujt që nuk është i denjë për dashurinë tuaj.
Gaforrja
Bëni kujdes në mardhënien tuaj dashurore. Ndoshta qasja e dikujt ka qenë shumë agresive. Tensioni krijohet dhe krijon dis’harmoninë në vend të dashurisë. Ndoshta ju duhet të shqyrtoni dinamikën e marrëdhënies. Kohët e vështira mund të tregojnë se muaji i mjaltit ka mbaruar.
Luani
Mjaft po gënjeni veten me një mardhënie që nuk funksionon. Keni nevojë për dikë që mund të vazhdojë me energjinë tuaj të çrregullt dhe të fuqishme. Nëse personi me të cilin jeni nuk e plotëson këtë, kërkoni diku tjetër.
Virgjeresha
Edhe për ju sot ana sentimentale do të jetë e tensionuar. Një partneritet do të thotë që dy njerëz punojnë së bashku në mënyrë të barabartë. Nëse nuk është kështu, tregojini partnerit tuaj se si ndiheni.
Peshorja
Bëni kujdes se kë lejoni të afroni pranë vetes, edhe pse tashmë mund të jeni të përkushtuar ndaj dikujt. Nëse nuk jeni në një lidhje, kjo është koha për të bërë një lëvizje. Dëshira juaj për dashuri është e fortë, ndaj duhet të veproni.
Akrepi
Bëhuni më të guximshëm. Ndizni gjërat duke qenë më aventuresk. Sa më i guximshëm të jeni, aq më shumë përgjigje do të merrni. Kini besim dhe jini spontan në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë.
Shigjetari
Sot do të jeni të trishtuar për shkak të disa konflikteve. Kjo është një forcë e fuqishme dhe ju mund të tundoheni të futeni në një luftë të madhe. Hiqini armët dhe nxirrni degën e ullirit. Ndani pasionin me atë që doni.
Bricjapi
Sot do të ndiheni si të pa fat për sa i përket fushës së dashurisë. Politika më e mirë për ju tani është të relaksoheni aty ku jeni dhe të prisni që dashuria e përsosur të vijë tek ju.
Ujori
Sot do të jeni në formë të shkëlqyer nga ana emocionale. Merrni përgjegjësinë në dhomën e gjumit ndërsa joshni bashkëshortin tuaj me dashurinë tuaj fantastike për jetën dhe dëshirën për të kaluar një kohë të mirë.
Peshqit
Nëse ndiheni bosh këto kohë, kjo ndodh për shkak se ju po e kufizoni veten tuaj. Nëse jeni i përfshirë me dikë dhe ndiheni të paplotësuar, merrni në konsideratë një bisedë të përzemërt për nevojat tuaja dhe atë që dëshironi nga marrëdhënia në mënyrë që të jeni të lumtur.