Elon Musk përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se vetëm llogaritë e verifikuara në Twitter do të kenë të drejtë të votojnë në sondazhe duke filluar nga 15 Prilli.
Një lëvizje që CEO i kompanisë së mediave sociale beson se do të adresojë sasinë e avancuar të robotëve të AI-s.
Musk gjithashtu tha se vetëm llogaritë e verifikuara do të kenë të drejtë të jenë në rekomandimet “For You” të Twitter-it, veçori që shfaqë një rrjedh postimesh nga llogaritë në Twitter.
Vitin e kaluar Musk tha se Twitter do të kufizonte votimin ndaj sondazheve që kanë të bëjnë me politikat për abonentët që paguajnë Twitter Blue.