Me sa duket nuk kanë gjetur paqe, banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë në kundërshtim të projektit Thumanë-Kashar.
Banorët kanë protestuar 6 muaj më parë për këtë projekt që sipas tyre nuk ka transparencë ndërsa kundërshtojnë dëmshpërblimin që do t’u jepet me shembjen e banesave të tyre duke e konsideruar si qesharak.
Po kërkojmë diçka legjitime.
Kërkojmë më shumë bazike. Vetëm kaq.
Ne jemi të lodhur por nuk dorëzohemi u shprehën disa nga banorët