fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Aplikimet e fermerëve për subvencione dhe naftë falas, Ministria e Bujqësisë: Fluksi i lartë nuk ka bllokuar sistemin

Tirana Press by Tirana Press
21/03/23 - 02:37
in Ekonomi
A A
Aplikimet e fermerëve për subvencione dhe naftë falas, Ministria e Bujqësisë: Fluksi i lartë nuk ka bllokuar sistemin
3
VIEWS

Sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë së Bujqësisë, numri i aplikimeve të fermerëve për skemat kombëtare të bujqësisë arrin në 22,000. Aplikimet për përfitimin e subvencioneve dhe naftës falas nisën më 20 Mars dhe përfundojnë më 11 Prill.

Ministria e Bujqësisë gjithashtu sqaron se në ditën e parë të aplikimeve për shkak të fluksit të lartë pati ngarkesë dhe ndalesë të sistemit, por jo bllokim të tij. Po ashtu Ministria nënvizon se fluksi në rritje tregon që fermerët kanë rritur besimin në mbështetje të skemave për bujqësinë.

Ndërkohë rreth 17,814 fermerë aplikuan vetëm në ditën e parë për përfitimin e subvencioneve direkte dhe naftës falas nëpërmjet skemës kombëtare për bujqësinë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (dje) numri i aplikimeve për 12 qarqet e vendit për subvencionet arriti në 10,138 dhe 7,676 për përfitim të naftës falas apo rreth 40% e numrit total të aplikimeve në 2022 (49,000).

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Qarku me numrin më të lartë të aplikimeve për masat mbështetëse në bujqësi dhe blegtori është në Vlorë me 1,919 aplikime, në Korçë janë kryer 1,705 aplikime nga fermerët, në qarkun e Gjirokastrës 1,308 aplikime dhe në Fier 1,050.

Aplikimet për masën e naftës kanë arritur 7,676 për të përfituar 1,7 milionë litra naftë. Qarku me aplikimet më të lartë është Fieri. Në ditën e parë numri i aplikimeve arrin 2,293 fermerë, e ndjekur nga qarku i Korçës me 1,807 aplikime.

Për këtë vit parashikohet që fondi i vënë në dispozicion për naftë falas është 1,3 miliard lekë.  Gjatë vitit 2022, përfituan naftë falas rreth 35 mijë fermerë me një fond prej rreth 1,95 miliard lekë.

Udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përcakton se në dallim nga viti i kaluar, mbështetja me naftë do të përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë. Ndryshimi tjetër tek kriteret e përfitimit për vitin 2023 ka të bëjë me madhësinë totale të fermës, e cila parashikohet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 1 ha (nga 0.4 ha e zbatuar deri tani), ndërsa madhësia e parcelave mbetet e njëjtë, me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha.

Përfitimi i sasisë së naftës falas, për sipërfaqen që kultivohet sipas udhëzimit do të jetë për aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, përfitojnë 100% sasinë e naftës, ndërsa për aplikantët me sipërfaqe mbi 10 ha, për sipërfaqen mbi 10 ha, marrin sasinë e naftës me normativë të korrektuar/reduktuar, kur sasia e naftës në dispozicion nuk plotëson të gjithë kërkesën për këto sipërfaqe.

Tags: FermerëtMinistria e Bujqësisë

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Qeveria “hap thesin”, parashikon fondin 2.2 mld lekë për pensionet, ndryshon rregulli për indeksim
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

10/08/24 - 09:31
4
Next Post
Ambasadori francez në Kosovë flet për Paktin e Ohrit: Do të ketë pasoja nëse nuk respektohet!

Ambasadori francez në Kosovë flet për Paktin e Ohrit: Do të ketë pasoja nëse nuk respektohet!

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.