Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Credit Suisse drejt falimentimit? Zvicra nis të punojë për planin e emergjencës
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
BotaEkonomi

Credit Suisse drejt falimentimit? Zvicra nis të punojë për planin e emergjencës

Tirana Press
Last updated: 20/03/2023 11:14
Tirana Press
Share
SHARE

Credit Suisse me sa duket po shkon drejt falimentimit. Zvicra po përgatitet të përdorë mjetet e emergjencës për të përshpejtuar blerjen e Credit Suisse nga kompania gjigande UBS, para se tregjet të rihapen të hënën. Sipas ligjit zviceran, UBS duhet t’i jepte aksionerëve të saj të paktën 6 javë kohë të konsultoheshin për blerjen që përfshin dy huadhënësit më të mëdhenj në Zvicër.

Ekspertët e njohur me situatën thanë se UBS po shmang konsultimet dhe do të bëjë blerjen pa miratimin e aksionerëve. Detajet nuk janë publikuar ende. Rregullatori i Konkurrrencës në Zvicër, Finma nuk ka dhënë asnjë koment. Njësoj edhe Banka Qendrore e Zvicrës dhe UBS. Më herët, BQZ qe shprehur se një blerje e tillë mund të ndodhë për të parandaluar falimentimin total të Credit Suisse.

Por UBS, ka konfirmuar se edhe nëse blen Credit Suisse do të vazhdojë të reduktojë pjesën e saj të investimeve.

Kabineti zviceran nisi një plan emergjent të shtunën mbrëma për të ardhmen e Credit Suisse.

UBS dëshiron të lejohet të plotësojë çdo kërkesë me të cilën do të përballet sipas rregullave globale për kapitalin për bankat më të mëdha në botë.Ndaj UBS ka kërkuar një formë zhdëmtimi ose marrëveshje qeveritare për të mbuluar kostot e ardhshme ligjore, tha një nga njerëzit. Credit Suisse la mënjanë 1.2 miliardë franga zvicerane në dispozitat ligjore në 2022 dhe paralajmëroi se paditë dhe hetimet rregullatore ende të pazgjidhura mund të shtojnë një tjetër 1.2 mld shpenzime. Ekipi drejtues i UBS ka shqetësime për marrjen e bankës së investimeve të Credit Suisse, e cila ka qenë burimi i shumë prej skandaleve dhe humbjeve të saj në vitet e fundit.

Nuk ka ende një garanci se marrëveshja do të kryhet.

Ndonëse në situate kritike, UBS ka qenë në gatishmëri të lartë për një thirrje shpëtimi urgjente nga qeveria zvicerane pasi investitorët u bënë të kujdesshëm ndaj ristrukturimit më të fundit të Credit Suisse. Vitin e kaluar, shefi ekzekutiv Ulrich Körner njoftoi një plan për të shkurtuar 9,000 vende pune dhe për të ndarë pjesën më të madhe të bankës së saj të investimeve në një njësi të re të quajtur First Boston, e drejtuar nga ish-anëtari i bordit Michael Klein.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Credit SuisseUBSZvicer
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Jam shoku Visit”, aktori i humorit rikthen për publikun Zhan Klod Vandam Sulën
Next Article Fermerët e Korçës në radhë për subvencionin e naftës: Kemi ardhur që në 5 të mëngjesit, s’punon sistemi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politika

Lufta Rusi-Ukrainë, Zelensky: Rusët kanë shkatërruar më shumë se 60 objekte kulturore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një reagimi  në rrjete sociale tha se “më shumë se 60 muze dhe galeri në…

1 Min Read
Politika

Censuruan të vërtetat mbi pandeminë, Zuckerberg: Jam penduar që iu nënshtrova presionit të Biden

Kreu i Meta, Mark Zuckerberg ka thënë se është penduar pasi iu bind presionit  nga administrata e Biden për të…

2 Min Read
Bota

“I sëmurë për para”, i riu merr nënën e tij peng dhe i kërkon shumën e majme

Një djalë i lig, i cili e mbajti nënën e tij të burgosur duke e lidhur me kabllo kompjuteri përpara…

1 Min Read
Rajoni

Shqiptari gjendet i pajetë në bodrumin e pallatit, dyshohet se ra nga ashensori

Një shtetas shqiptar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një pallati në Prishtinë, Kosovë. Mediat lokale raportojnë se…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?