Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Sylvinho flet përpara Polonisë: Kemi parë 240 ndeshje, jemi gati
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Sport

Sylvinho flet përpara Polonisë: Kemi parë 240 ndeshje, jemi gati

Tirana Press
Last updated: 18/03/2023 14:47
Tirana Press
Share
SHARE

Trajneri i Kombëtares Sylvinho, publikoi listën e tij të parë në krye të përfaqësuesen kuqezi. Për premierën e tij, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër ishte thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime. Në konferencë për shtyp, Sylvinho foli për zgjedhjet e bëra, për mënyrën se si pritet të luaj Shqipëria dhe objektivin për sfidën e parë, atë kundër Polonisë.

Ja deklarata e tij gjatë konferencës së mbajtur

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe falenderoj FSHF për mundësinë që na ka dhënë për të parë në Europë lojtarë që i kemi ndjekur dhe takuar. Kemi parë rreth 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptar, rreth 70 prej tyre. Një punë shumë e madhe për të arritur në listën me 24 lojtarë. Kam takuar lojtarët, jam i kënaqur me ta, jam i kënaqur edhe me Shtëpinë e Futbollit, këtu ndihemi komod me kushtet e duhura. Gjithçka po shkon mirë dhe jemi gati për të luajtur ndeshjet.”-filloi konferencën braziliani.

Dy fytyra të reja, Anis Mehmeti dhe Jasir Asani, do të shkojmë drejt një formacioni 4-3-3?

Sa i përket skemës ne do të shihim kto ditë për të parë gjendjen e futbollistëve. Të rinjtë, Mehemti dhe Asani janë debutues, po bëjnë shumë mirë me ekipet e tyre. Mehmeti është i ri dhe ka një rrugë të gjatë përpara ndërsa Asani është një mesfushor sulmues sallaks dhe ne kemi shumë nevojë për një të tillë. Ka bërë paraqitje shumë të mira në Hungari ndërsa në Kore këtë mëngjes shënoi tre gola. Ndeshjen e Asanit e ndoqëm live si staf. Kemi përzgjedhur 23 lojtarë, mund të luajmë me 4-3-3, 4-2-3-1 apo 3-4-3 pasi duke parë lojtarët që kemi në dispozicion mund të luajnë çdo modul.

Mihaj, Doka, Çekiçi, Muçi nuk janë ftuar, pse kjo zgjedhje?

Na duhet të bëjmë zgjedhjet tona por të gjithë këta lojtarë janë lojtarë të rëndësishëm që ne i kemi ndjekur dhe mund të na ndihmojnë në të ardhem por edhe tani. Ne vazhdojmë punën për ndeshjen me Poloninë por këta lojtarë e jo vetëm janë lojtarë që i kemi nën mbikqyrje.

Problem është porta, Berisha dhe Strakosha nuk kanë asnjë minutë.

Të dy unë i kam takuar, nuk kanë luajtur me ekipet e tyre por janë lojtarë me eksperiencë dhe shumë të rëndësishëm. Kur të vijnë në grumbullim do t’i shoh gjendjen e tyre por ne na duhen lojtarë me eksperiencë, të fortë dhe këto të dy i plotësojnë këto kritere. Përsa i përket pyetjes së parë, Mucolli është një lojtar tjetër që na bën punë, e kam në listë dhe mnd të jetë një nga lojtarët që na bashkohen në grumbullimet e ardhshme.

Shkojmë ndaj Polonisë me mjaft mungesa, mund të marrim një rezultat pozitiv në Varshavë ndaj një skuadre që na ka mundur 4-1 edhe kur kemi qenë më të plotë se kaq?

Kombëtarja ka një grup prej 70 lojtarësh dhe nga ky grup kemi përzgjedhur 23 lojtarë të rëndësishëm për të ecur përpara në objektivin tonë. Ne do të luftojmë për cdo pikë për të arrirë kualifikimin. Polonia është skaudër e fortë që merr pjesë në Europian e Botëror por ne do të përgatitemi mirë, të shkojmë me dëshirën për të fituar, të japin zemrën dhe shpritn në fushë. Vetëm kështu mund të arrijmë dicka.

Gianni De Bias shkruante një letër motivuese për lojtarët para takimeve, a keni dhe ju një praktikë të tillë?

Kjo më pëlqen, është shumë e rëndësishme të kemi lotjarë që japin shpirtin në fushë por përsa i përket letrës, teknologjia ka ndryshuar gjithcka por unë kam përgatitur dicka speciale për t’i motivuar më shumë lojtarët.

Tashmë ke kohë në Shqipëri dhe tani ke një ide të qartë për lojtarët. Të trembin mungesat dhe ky fillim në malore?

Ka një ndryshim të madh me periudhën kur erdha por kemi kaluar dy muaj, është bërë një punë e madhe dh tani mund të themi që i kemi idetë më të qarta. Presim të hënën për stërvitjen e parë, të njihem personalisht me lojtarët. Mungesat na penalizojnë por do të përpiqemi të kemi për cdo rol 3-4 lojtarë në dispozicion, të mos qahemi për mungesat por të përgatitemi për të marrë më shumë.

Thatë që mungesat na penalizojnë, poriterët janë me zero minuta, mos padashur jepet shembulli që në Kombëtare mund të luhet edhe pa qenë në fushë?

Po flasim për dy portierë të rëndësishëm, nuk kanë luajtur me klubet por d oe shohim në stërvitje. Të gjithë nëse japin përgjigje në stërvitje d otë marr vendimet e duhura. Këta dy portierë kanë shumë eksperiencë dhe nëse janë në formën e duhur do të luajnë. Nëse flasim për gabime, ato mund t’i bëjë edhe Polonie e ne të fitojmë me gabimet e tyre por ne do të vlerësojmë mirë të gjithë lojtarët ditë ne hënë për të kuptuar gjendjen e tyre.

A ka Polonia një pikë të dobët, si do të përballet Shqipëria me ta?

Polonia do të luajë me Cekinë dhe do të shohim si do të jenë, kanë një trajner të ri si Santos dhe do të shohim si do të ndryshojnë. Polonia luan rregullisht në Botëror e Europian por ne do të bëjmë ndeshjen tonë të tregojmë kush jemi. Futbolli ka dy faza, me top dhe pa top. Në këtë takim shkojmë me qëllimin për të marrë maksimumin.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:FSHFSYLVINHO
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ndodh e papritura, Kiara dhe Luizi larg banorëve të tjerë në dhomën e veçantë
Next Article <strong>Nuk pranoi hapjen e dosjes për moskompetencë, ja kur do të përballen familjarët e viktimave të 21- Janarit me SPAK</strong>

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sport

La Liga e fali, por jo UEFA dhe FIFA, me çfarë pritet të përballet Barcelona?

Në momentin më të mirë të sezonit, kur janë shumë pranë titullit kampion në La Liga, Barcelona mori një goditje…

1 Min Read
Sport

Ronaldo bën gjestin e turpshëm në fushë (VIDEO)

Al Nasr fitoi 3-2 falë golit të Talisca në minutën e 87-të në shtëpi ndaj Al-Shabaab për të qëndruar në…

1 Min Read
Sport

Fenomeni Rodrygo, dhe veprimi që bëri ndaj djalit të diagnostikuar me kancer

Dy golat e Rodrygo Silva de Goes i dhanë skuadrës së Real Madridit Kupën e Mbretit dhe nxorën në pah…

4 Min Read
Sport

Presidenti i La Liga thyen heshtjen për rikthimin e Messit – Barça nuk është PSG

Presidenti i La Liga Javier Tebas, gjatë një interviste televizive, ka folur për ngjarjen e rikthimit të sulmuesit argjentinas Lionel…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?