Kuvendi i Shqipërisë ka votuar dje me shumicë votash ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të kaluara me votat e mazhorancës dhe opozitës, pasi një pjesë e tyre ishin propozuar dhe nga Partia Demokratike.
Vihet re një natyrë pozitive e tyre, për uljen e masës së gjobave, heqjen e policëve nga rruga dhe disa ndryshime për lejen e drejtimit (patentën). Më poshtë, disa prej ndryshime të miratuara dje në Kuvend:
- Shpejtësia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete jo me shume se 130 km/ore sipas standardeve europiane.
- Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.
- Për të gjithë qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite që është aktualisht.
- Heqja e shërbimeve postblloqeve në të gjitha akset kombëtare.
- Nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje.
- Është kërkuar që 50% e parkimeve të jetë pa pagesë
- Mbajtësit e lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifik, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55KW/ton! Për makinat hibrike elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 ton KW/ton, duke përfshirë peshën e baterisë.
- Qytetarëve të cilëve iu është anuluar leja e drejtimit shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, drejtpërdrejtë dhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.
Gjithashtu, janë parashikuar dhe disa ndryshime të tjera për lejet e drejtimit, afati për rinovimin e tyre dhe konvertimi për përdorim jashtë vendit, si zgjatjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për instruktorët e Autoshkollave.
Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: AM,A1, A2, A, B1, B dhe BE
Ishte
- Çdo 10 vite deri 50 vjeç
- Çdo 5 vite, mbi 50 vjeç
- Çdo 3 vite mbi 70 vjeç
Bëhet
- Çdo 15 vite deri 70 vjeç
- Mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë bëhet pas dorëzimit të certifikatës mjekësore
Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: C1, C1E, C, CE
Ishte
- Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
- Çdo 2 vite, mbi 65-vjeç
Bëhet
- Çdo 5 vite, deri 70-vjeç (për personat mbi 65-vjeç vetëm për mjetet deri në 20 ton)
Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive: D1, D1E, D dhe DE
Ishte
- Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
- Çdo 3 vite mbi 65-vjeç
Bëhet
- Çdo 5 vite deri në 70-vjeç, për personat mbi 65 vjeç lëshohet vetëm, për drejtimin e mjeteve të kategorisë B dhe BE për taksi dhe transport udhëtarësh me mjet 8+1