Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dan Hutrën.
Burime bëjnë me dije se gjatë seancës Hutra pranoi të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria. Ai u shpreh se për të gjitha vrasjet kishte një qëllim dhe nuk ishte penduar.
“Nuk jam penduar edhe sikur të marr 5 burgime të përjetshme”, është shprehur Hutra në sallën e gjyqit.
Një tjetër deklaratë që Dan Hutra ka bërë në Gjykatë ishte: I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm pasi ndodhin masakra të tilla.
Me këtë deklaratë 40-vjeçari i referohet dënimit për akuzën “dhunë në familje”, duke u shprehur se ishte i pafajshëm.
40-vjeçari Hutra përballet me 5 akuza, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur në tentativë’ ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.
Më 1 Mars, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë në Astir 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Më pas iu drejtua Kodër Kamzës ku u fut në shtëpinë e sh-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa. Nga të shtënat aty mbetën të vrara motra dhe kunata e ish-partneres, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku. Vetë Elena Hysa mbeti e plagosur bashkë me nënën.