fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Vrau tre gra në pak minuta, Gjykata e Tiranës shpjegon pse u lirua Dan Hutra

Tirana Press by Tirana Press
03/03/23 - 03:00
in Kronikë
A A
Kreu 3 vrasje dhe tri plagosje brenda dite, e shkuara e errët e Dan Hutrës
1
VIEWS

Vrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave në pak minuta ka tronditur opinionin publik, por pas tronditjes ka ardhur shumë shpejt vala e indinjatës për statusin e autorit të dyshuar të masakrës, 40- vjeçari Dan Hutra, i cili ishte në gjendje të lirë pas një seri të gjatë krimesh, ku evidentohet vrasja e bashkëshortes në 2007, dhunë familjare dhe vjedhje.

Sot Gjykata e Tiranës, që kishte liruar Hutrën për herë të fundit në 16 shkurt, ka reaguar duke specifikuar arsyet ligjore që çuan në atë vendim që solli pasoja tragjike.      

Sipas Gjykatës, pas arrestimit për dhunë familjare në qershorin e vitit 2022, Hutra u dënua fillimisht  me një vit e gjashtë muaj,  masë e ulur në një vit jo për shkak të deklaratave noteriale që dëshmonin sipas avokates së tij Klodiana Sanxhaku “normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, si dhe akte të tjera që vërtetonin gjendjen e rëndë shëndetësore të nënës së të pandehurit, e cila jetonte vetëm me këtë të fundit”, gjë që nuk u morr parasysh, por për efekt të gjykimit të shkurtuar.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Më 15 shkurt, një ditë para lirimit të Hutrës, avokatja e tij paraqet kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe lirimin e menjëhershëm pasi për nenin 261 të Kodit Penal “masat e sigurimit shuhen kur kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se sa masa e dënimit të caktuar”.

Një ditë më vonë Hutra lirohet, ndërkohë që dy javë më vonë plagos dhe vret në vende të ndryshme të kryeqytetit 6 gra.

Plagos fillimisht me thikë Marjana Gurakuqin në Astir, më pas në Kodër-Kamëz, plagos me armë zjarri ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe të ëmën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe vrau shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe, motra  enjë personi me të cilin kishte pasur një konflikt gjatë periudhës në burg.

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Fermerët e Devollit hodhën prodhimin në kanal dhe prenë pemët e mollëve, Krifca: Po punojmë që ky fenomen të zbutet

Fermerët e Devollit hodhën prodhimin në kanal dhe prenë pemët e mollëve, Krifca: Po punojmë që ky fenomen të zbutet

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.