fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Gabimi që shkaktoi tragjedinë hekurudhore në Greqi, zbardhet biseda e shefit të stacionit

Tirana Press by Tirana Press
02/03/23 - 10:48
in Rajoni
A A
Rritet bilanci në Greqi, 40 viktima, mbi 80 të plagosur mes tyre një 19-vjeçare shqiptare
5
VIEWS

Mediat greke kanë publikuar transkriptet e bisedës mes shefit të stacionit dhe shofetrit, duke hedhur dritë mbi shkaqet aksidentit tragjik në Larisa.

Sipas transkripteve, rezulton se shefi i stacionit e udhëzon makinistin të vijojë udhëtimin nga Selaniku, por në atë linjë po lëvizte treni i mallrave.

Shoferi : A më dëgjoni Larisa?

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Shefi i stacionit: Dëgjojmë. Me numrin 47 kaloni semaforin e kuq të daljes, në semaforin e ri të hyrjes së Poros.

Shoferi- VasilI, po iki?

Shefi i stacionit – Po mund të largohesh.

Shoferi – U krye, natën e mirë!

Shefi i stacionit – Paç fat.

Të dy makinistët nuk janë habitur nga drita e kuqe që kanë parë përballë, pasi sistemi i sinjalistikës së dritës nuk funksiononte.

Duke cituar burime nga hekurudha, mediat greke raportojnë se shefi i stacionit as që e kishte kuptuar që treni kishte hyrë në binarë të gabuar dhe nuk pati mundësi që ta korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura.

Nëpunësi i stacionit hekurudhor: A ta kthej?

Përgjegjësi i stacionit – Jo, jo lerë ashtu siç është sepse pason 1564.

Nëpunësi i stacionit të trenit – U bë, mirë, do ta lë ashtu siç është diagonalisht.

Kjo bisedë e shkurtër zbulon se çfarë ndodhi në të vërtetë: punonjësi i shinave e pyeti shefin e stacionit nëse duhej t’i kthente binarët drejt që treni të vijonte në linjën normale pa probleme.

Megjithatë, shefi i stacionit i tha atij se një tren lokal do të përdorte diagonalen, gjë që e bëri. Por më pas ai harroi të kthente binarët dhe treni me pasagjerë u fut në drejtimin e gabuar.

Dialogët janë formalë, pasi makinistët e trenave nuk kishin asnjë arsye për të vënë në dyshim urdhrin e drejtuesit të stacionit, pasi besonin se ai e kishte kontaktuar kolegun e tij në stacionin tjetër, në Neios Poros, dhe e morën të mirëqenë se linja ishte e hapur.

Vihet re se në këtë ditë të veçantë janë regjistruar disa probleme teknike, si pasojë e të cilave pjesë të linjave janë mbyllur me intervale.

Vetë treni me pasagjerë ishte nisur në orën 22.48 me 48 minuta vonesë nga stacioni hekurudhor i Paleofarsalos, dhe mbërriti në “takimin e vdekjes” me trenin tregtar pak minuta pas orës 23:00.

Shefi i stacionit, pasi fillimisht pretendoi se kishte futur trenin në shinat e duhura “por nuk iu bind sistemi”, pranoi gabimin e tij fatal pasi u mor në pyetje nga autoritetet dhe përballet me akuza të rënda për vrasje.

Tags: GreqiLarisaPërplasjaTreni

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Kërcimi nuk njeh moshë, gjyshet ‘çmendin’ rrjetin me imitimin e Rihanës

Kërcimi nuk njeh moshë, gjyshet 'çmendin' rrjetin me imitimin e Rihanës

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.