Smartfoni i radhës që vjen nga Nokia është një celular që përdoruesit mund ta riparojnë vetë.
Nokia G22, i prodhuar nga prodhuesi finlandez HMD Global, është një smartphon standard me një ekran 6.5 inç dhe një kamerë 50 megapikselë.
Por është guaska e jashtme dhe pjesa e brendshme e telefonit që e bëjnë atë të veçantë. Celulari përfshin një kapak plastik të riciklueshëm, i cili mund të hiqet lehtësisht për të ndërruar komponentët e thyer.
I pajisur me mjete dhe udhëzues riparimi përdoruesit mund të heqin dhe zëvendësojë kapakun e pasmë të telefonit, baterinë, ekranin dhe portën e karikimit.