Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: “Kreu i Tatimeve presion punonjësve të veprojnë në shkelje ligjore”, ish-drejtoresha e shkarkuar: Të hetohen skandalet e Ceno Klosit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Shqipëria

“Kreu i Tatimeve presion punonjësve të veprojnë në shkelje ligjore”, ish-drejtoresha e shkarkuar: Të hetohen skandalet e Ceno Klosit

Tirana Press
Last updated: 16/03/2023 14:22
Tirana Press
Share
SHARE

Një tjetër skandal ka përfshirë drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi. Ish drejtoresha e mbledhjes së Detyrimeve të Papaguara, Shilda Hasanaj ka denoncuar drejtorin për shkelje themeltare e të drejtave të njeriut dhe fyerje ndaj punonjësve.

Hasanaj, e punësuar për 23 vite në Tatime tashmë e shkarkuar prej tetorit të vitit të shkuar, i ka drejtuar një shkresë zyrtare komisionit parlamentar të ligjeve për ngritje n e një komisioni hetimor për abuzimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi.

Ajo tregon detaje të frikshme në shkelje me dy këmbë të ligjit, duke iu bërë presion psikologjik punonjësve për të kryer veprime anti-ligjore.

Vendim i menjëhershëm i shkarkimit nga puna jepet në formë presioni dhe kërcënimi për këdo që nuk vë në zbatim fjalën e shefit. Madje ajo shton se çdo punonjës që nuk pranon urdhrat, thirret në zyrë dhe kërcënohet me shkarkim të menjëhershëm nga puna.

Në ankesën zonjës Hasanaj thuhet se nga drejtori i investigimit të Brendshëm Antikorupsion Klodian Mema, i janë kërkuar udhëzime se si mund të sulmohej drejtorja e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Vjola Tanto, edhe pse ishte shtatzënë dhe e aftë profesionalisht. Ai i ka paraqitur një letër gjoja anonime, por që në fakt ishte e shkruar në zyrat e administratës tatimore.

Më tej në shkresën drejtuar Komisionit të Ligjeve thuhet se Drejtori i Përgjithshëm, Ceno Klosi, ka mashtruar lidhur me moskryerjen e inspektimeve në rajone nga ana e Shilda Hasanajt, ndërkohe që projekt raportet ishin firmosur nga vetë ai. Raportet e inspektimit janë fshehur ose zhdukur pasi vartësit e Klosit nuk kanë pranuar t’i marrin në dorëzim me firmë dhe në zyrën e protokollit nuk lejohet të protokollohen në kohë shkresat sipas ligjit se kanë frikë se mos lënë gjurmë.

Në dëshminë e punonjëses së larguar nga puna thuhet se Ilir Kurti një tjetër zyrtar i afërt me Ceno Klosin dhe përgjegjës në burimet njerëzore, i ka bërë presion asaj në mënyrë të hapur e të paarsyeshme për të ndryshuar performancën nga vlerësim “mirë “ në vlerësim “Jo kënaqshëm” për znj.Tanto.

Po ashtu në dëshmi hidhet drite mbi shkeljet që bëhen në protokollimin e shkresave. Kështu shkresa nr.13114 datë 29.07.2022 për vlerësimin e punës për Shilda Hasanaj, rezulton jo vetëm të jetë dorëzuar 6 muaj e gjysmë me vonesë por edhe të jetë plotësuar me vonesë dhe mban një datë të falsifikuar. Pas këtyre hapave ka nisur procedimi disiplinor që ka përfunduar me largimin e Shilda Hasanajt nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Duke shpërdoruar detyrën kryetari i komisionit disiplinor është vetë zgjedhur Ceno Klosi.

Paracaktimi i vendimit është zbuluar pasi një nëpunëse e Tatimeve thuajse 10 ditë para shpalljes së tij, pa dashje i ka nisur Hasanajt në e-mail draft vendimin ku ishte vendosur largimi i saj nga Shërbimi Civil.

Por çudia vazhdon kur në vendim nuk pasqyrohet asnjë provë nga më shumë se 600 fletët e dorëzuara nga Shilda Hasanaj nëpërmjet protokollit, gjë e cila përbën shpërdorim të pastër detyre, fshehje dhe zhdukje e provave. Vendimi përfundimtar ishte firmosur edhe nga Drejtor i Përgjithshëm Ceno Klosi pa qenë asnjë sekondë i pranishëm në seancat e Komisionit Disiplinor. Këto fakte janë vetëm maja e ajsbergut për degradimin e tatimeve nën drejtimin e Ceno Klosi, dhe për këtë arsye ish-drejtorja e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Shilda Hasanaj, i kërkon Komisionit Parlamentar të ligjeve përmes një ankese zyrtare ngritjen e një komisioni hetimor për të hedhur dritë mbi shkeljet e panumërta të Ceno Klosit dhe drejtuesve të afërt me të në Tatime.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Drejtoria TatimeveKërcënimShkarkimSkandal
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rrumbullaku- drejtuesve të qarqeve: Rrisni bashkëpunimet për goditjen e ‘shtëpive të barit’. Zbardhen porositë
Next Article Sabiani inatoset me të bijën, flet Bert Aliaj: Veprime anadollake dhe mesjetare

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin 3 turq me dokumenta false, kapen në flagrancë në Rinas

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar 3 shtetas turq pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Sipas informacioneve…

2 Min Read
Politikë

Nis takimi mes partive të opozitës për krijimin e konfederatës, ja partitë që marrin pjesë

Ka nisur takimi mes partive të opozitës me qëllim krijimin e konfederatës. Në takim marrin pjesë Partia Demokratike, Balli Kombëtar,…

0 Min Read
Aktualitet

Pas Shkodrës, edhe Vlora nis aksionin për kontrollet e kamerave të instaluara nga grupet kriminiale

Kanë nisur edhe në Vlorë kontrollet për zbulimin e kamerave të sigurisë të instaluara në rrugët e qytetit, apo në…

2 Min Read
Politikë

Përplasje te Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vasili: Nënkryetarit s’i vjen turp, i thotë kryetares…

Vijon punimet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, ku ka përplasje verbale mes anëtarëve socialistë dhe demokratë. Anëtari Petrit Vasili u shpreh…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?