Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Kush po përfiton nga lufta Ukrainë-Rusi?
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Bota

Kush po përfiton nga lufta Ukrainë-Rusi?

Tirana Press
Last updated: 27/02/2023 12:26
Tirana Press
Share
SHARE

Sulmi rus kundër Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë e kanë dobësuar ekonominë mbarë botërore. Çmimet janë rritur, vëllimi ekonomik në shumë vende ka rëndë. Në përgjithësi lufta në Ukrainë ka çuar në ngadalësimin e ekonomisë botërore.

FMN ka bërë të ditur se në vitin 2023 më shumë se një e treta e ekonomisë botërore do të tkurret. Arsye: pasojat e luftës dhe pasojat e vona të pandemisë. Në SHBA, BE dhe Kinë rritja ekonomie do të mbetet në vendnumëro. Shumë kompani nuk i përballojnë dot kostot e shpenzimeve, por ka edhe nga ato degë që shënojnë fitime rekord.

Fitime të mëdha të degës së armatimit


Një nga përfituesit më të mëdhenj të luftës në Ukrainë është dega e armatimit. Lufta ka rritur nevojën për siguri në të gjithë botën, dhe me këtë edhe kërkesën për armë dhe pajisje ushtarake. Aksionet e prodhuesve të armatimeve janë ngjitur në maja që nga fillimi i luftës. Shembull për këtë janë aksionet e koncernit të armatimeve me qendër në Dyseldorf, Rheinmetall, vlera e një aksioni u rrit me më shumë se 200 euro, dy herë më shumë se para luftës. Sipas vlerësimeve paraprake në vitin 2022 fitimet e këtij koncerni janë rritur 20%. Kjo është “vlerë rekord” bëri të ditur vetë koncerni.

Sipas ekspertëve kjo degë do të mbetet e kërkuar edhe pas luftës. “Në këtë drejtim vihet re një kthesë në të gjithë botën dhe nga kjo mund të kuptohet, se industria e armatimit edhe pas luftës do të përfitojë në plan afatgjatë”, shprehet Klaes Wohlrabe nga Instituti i Ekonomisë, ifo. Qeveria gjermane do të verë në dispozicon me fondin e posaçëm 100 miliardë euro për ushtrinë dhe do të shpenzojë mesatarisht të 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen – kështu industria gjermane e amatimit pret porosi të reja.

Koncernet e energjisë me fitime rekord

Edhe koncernet e energjisë kanë rritur fitimet nga lufta. Çmimet në tregun e gazit dhe naftës u rritën tej mase, edhe për shkak të uljes së ofertës nga Rusia. Fitimet e koncerneve të energjisë u rritën në të gjithë botën. Për shembull koncerni Exxon në vitin 2022 arrit vlera rekord. Ai e rriti fitimin me 147% në 55,7% miliardë dollarë- Kurse koncerni Shell e dyfishoi fitimin falë çmimeve të larta të gazit dhe naftës. Edhe sektori i energjive të rigjenerueshme përfitoi me fillimin e luftës. Lufta tregoi, se kthesa energjitike ka rëndësi jo vetëm nga ana ekologjike, por edhe ajo politike. Pak pas fillimit të luftës u rritën vlerat e aksioneve të kompanive që prodhojnë energji të rigjenerueshme.

Dega e shërbimeve të sigurisë

Një sektor tjetër që ka shënuar fitime të larta pas fillimit të luftës ka qenë edhe dega që mbulon sigurinë.Lufta nxorri në pah rreziqet e larta për sigurinë: Sulmet kibernetike u shtuan. Kërkesa për shërbime sigurie u rrit ndjeshëm. Kështu menjëherë pas fillimit të luftës, sipas revistës “Forbes” u vërejtën brenda 48 orësh 800% më shumë sulme kibernetike nga Rusia.

Shumica vuajnë pasojat e luftës

Por vetëm disa kanë përfituar ekonomisht, shumica e degëve të ekonomisë vuajnë pasojat e luftës.Sidomos sipërmarrjet që kanë pasur biznese me Rusinë apo tregti me Europën lindore kanë shënuar humbje të ndjeshme. Rritja e çmimeve, ngushticat në furnizime dhe pasiguria bëjnë që shumë degë të shënojnë humbje.

Tek humbësit e mëdhenj bëjnë pjesë përveç kësaj edhe degët që në prodhim kanë nevojë për shumë energji, si industria kimike apo ajo e farmaceutikës. Çmimet e larta të energjisë vështirësojnë procesin e prodhimit. Kësaj i shtohen kohë më të zgjatura të furnizimeve për shkak të ndryshimit të destinacioneve të furnizimit si pasojë e luftës, apo mungesa e shoferëve të mauneve, për shkak të mungesës së shoferëve nga Ukraina apo Rusia. Sipas Shoqatës Gjermane të Industisë Kimike perspektiva për vitin 2023 nuk është e mirë. Koncerni kimik BASF ka shënuar humbje të ndjeshme, jo vetëm për shkak të prodhimit me kosto të lartë energjie, por edhe të prezencës me biznesin në Rusi. BASF ka bërë të ditur shkurtimin e 2600 vendeve të punës në të gjithë botën.

Edhe gastronomia dhe tregtia e pakicës vuajnë nga lufta në Ukrainë. Këto degë u goditën gjatë pandemisë dhe luftojnë me çmimet e larta të energjisë dhe artikujve ushqimorë. Kësaj i shtohet dora e shtrënguar e konsumatorëve, që për shkak të rritjes së inflacionit përpiqen të kursejnë. Dyqanet e bukës vuajnë ndjeshëm pasojat ekonomike të luftës. Rritja e çmimeve të energjisë që çon në rritjen e çmimeve të produkteve të bukës ka shkaktuar rënie të kërkesës.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:LufteUrainë-Rusi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Everything Everywhere All At Once” drejt triumfit të çmimit Oscar
Next Article Lidhur me zinxhirë këmbë e duar, Rajmonda Bulku prezanton spotin e PD për protestën e 3 Marsit

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Bota

Çavusoglu: Suedia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt anëtarësimit në NATO

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se Suedia duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në mënyrë që Turqia…

1 Min Read
Bota

“Isha vetëm 15 vjeç”/ Notarja akuzon ish-trajnerin se abuzoi seksualisht me të: Më la shtatzënë dhe abortova

Një ish-notare e nivelit të lartë akuzoi trajnerin e saj se e kishte abuzuar seksualisht rreth 15 vjet më parë…

5 Min Read
PolitikaRajoni

Rama i kërkon llogari OKB-së

Kryeministri i vendit Z. Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar në…

2 Min Read
BotaPolitika

Humbi zgjedhjet, Sunak heq dorë nga drejtimi i partisë: E dëgjova zemërimin e britanikëve

Kryeministri britanik në largim Rishi Sunak deklaroi të premten se do të heqë dorë nga drejtimi i partisë së Konservatorëve,…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?