Një anije me emigrantë është mbytur në brigjet jugore të Italisë. Mediat fshqinje raportojnë se në anije bënin pjesë mbi 100 emigrantë ku u përplas mëngjesin e sotëm në Krotone të Kalabrisë.
Fatkeqësisht, mes viktimave mësohet të ketë dhe fëmijë të vegjël dhe pse ende nuk ka një shifër zyrtare.
Vigili del Fuoco, nga agjencia institucionale e Italisë për shërbimin e zjarrfikësve dhe shpëtimit, tha se një varkë me emigrantë u rrëzua pranë Steccato di Cutro, në provincën e Crotone, dhe raportoi për rreth 40 të mbijetuar.
Nga ana tjetër ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet në det të hapur për gjetjen e personave të tjerë, por aktualisht nuk ka ende detaje zyrtare nga kjo ngjarje tragjike.
Anija thuhet se dërgonte emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani drejt Italisë ku u përplas me shkëmbinjtë për shkak të dallgëve të mëdha në det.
Kapiteneria e Portit dhe Guardia di Finanza kanë mbëritur në vendngjarje duke ndërhyrë për shpëtim, ku të pranishëm janë edhe policia e shtetit dhe karabinierët së bashku me personelin e 118 dhe Kryqit të Kuq.