Shqiptari i Kosovës, Robin Krasniqi ka shtuar dhe një tjetër fitore në karrierën e tij. Në ndeshjen me rusin Timur Nikarkhoev, ka dhuruar spektakël me goditje në shenjë duke mundur në pesë raunde kundërshtarin.
Rivali i Krasniqit u dorëzua pas goditjeve të marra duke mos vijuar më tutje sfidën.
Ndonëse jo një ndeshje për titull, por e ndihmon Krasniqin që të garojë në të ardhmen për titullin e botës. Duke I shtuar dhe këtë fitore boksieri Kosovar numëron 52 fitore.