Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Ndotja e hidrokarbureve në Zharrëz Fier
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
MjedisiShqipëria

Ndotja e hidrokarbureve në Zharrëz Fier

Tirana Press
Last updated: 24/02/2023 13:00
Tirana Press
Share
Pamje nga gropat e zeza ne Zharrez - Foto nga Citizens-Channel.com
SHARE

Në fshatin Zharrëz, 12 kilometra nga qarku Fierit gjenden shtatë “gropa të zeza”, ku lundrojnë mbetjet hidrokarbure që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e banorëve. Në gusht të vitit 2019 një 68 – vjeçare humbi jetën duke rënë aksidentalisht në një nga këto gropa.

Qani Rredhi nga Shoqata Mjedisore Zharrëza ka analizuar rastet e vdekjeve për shkak ndotjes dhe sëmundjeve profesionale. Sipas Redhit 13 persona kanë humbur jetën për këto shkaqe vetëm gjatë vitit 2022.

“I jemi drejtuar kompanisë Albpetrol disa herë, minimum që mund të bëjnë të paktën për ti rrethuar këto gropa. Kemi kërkuar dhe rehabilitimin e zonës, se i kanë mundësitë, por nuk shikojmë asnjë lloj reagimi“, pohon ai për Citizens Channel.

Një raport i Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) ka analizuar rolin e institucioneve në ndotjen hidrokarbure në Zharrës.

KShH thekson se Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM) dhe Bashkia Patosit kanë kryer një sërë inspektimesh në zonë në dy vitet e fundit. Kompanitë Albpetrol Sha.  dhe Bankers janë dënuar me gjoba deri në 15 milionë lekë të vjetra në këtë periudhë.

Në vitin 2021, ARM i ka dhënë edhe një dënim plotësues kompanisë AlbPetrol ku kërkohet “Rrethimi i secilit prej shesheve të puseve ku ushtrohet aktiviteti i nxjerrjes së naftës” dhe ai i “Marrjes së masave për mbrojtjen e tokës nga ndotja dhe erozioni”.

Pavarësisht gjobitjes, ende pas dy viteve situata në terren nuk ka ndryshim dhe gropat nuk janë rrethuar.

“Institucionet vijnë, ARM -ja na është gjendur c ‘është e vërteta por mua nuk më duhen gjobat që vë ARM – ja Albpetrolit dhe produkti hiç“, vijon Rredhi.

Banorët e zonës tregojnë se përfaqësues të AlbPetrol mbulojnë me zhavorr derdhje në sipërfaqe të naftës, duke u munduar ta bëjnë më pak të dukshme, por vetëm sa e fsheh problemin.

“E mbushën atë gropën atje për mos tu dukur shumë, mos tu dukur, gjë e zezë, ose erdhën se afrohen edhe votimet tani dhe bëhet kjo punë“, tregon për Citizens Channel Edmond Beluli.

Një problematikë tjetër e tyre, përveç shëndetit është edhe dëmi financiar, pasi produktet e tyre në treg nuk shiten dhe paragjykohen se mund të jenë të dëmshme për shkak se toka është e tej mbushur me kimikate.

“Thonë prodhimet e Zharrës nuk bëjnë nga ndotja e ambientit, ky është problem“, thotë një prej banorëve.

Citizens Channel kontaktoi përfaqësues të kompanisë Albpetrol për të kërkuar reagim, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

 Autoritetet shfaqin reagim të dobët dhe nuk bashkëpunojnë efektivisht

Pamje nga ndotja mjedisore ne zone – Foto nga Citizens-Channel.com

Për katër muaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka monitoruar ndotjen e mjedisit nga mbetjet hidrokarbure në Zharrëz dhe në vlerësimin tërësor konstaton se institucionet përgjegjëse shmangin një pjesë të përgjegjësive, duke treguar pjesërisht neglizhencë dhe njohje jo të mirë të kompetencave të tyre, por njëkohësisht mungesë të mjeteve logjistike për matjen e ndotjes.

Gjithashtu, KShH vëren se Instituti i Shëndetit Publik nuk ka realizuar  asnjë vlerësim të ndikimit në shëndetin e banorëve, të veprimtarisë së Albpetrol dhe Bankers Petroleum, në zbatim të nenit 43 të ligjit nr. 10138, datë 11.05.2009 “Për Shëndetin Publik” si dhe nuk ka bashkëpunuar me autoritetet e pushtetit vendor.

Avokati i KShH Erdion Maçolli konfirmon për Citizens Channel se praktikat dhe dokumentacionet e kërkuara nga KShH janë marrë vetëm pasi ankimeve pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

“Edhe pas kërkesave zyrtare për informacion, një pjesë e institucioneve nuk janë përgjigjur në mënyrë të plotë dhe ne kemi përdorur mekanizmin e ankimimit administrativ pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit“, përfundon ai.

Artikulli është marrë plotësisht nga Citizens Channel dhe përbën pronësi Intelektuale të tyre. Qëllimi i Tirana Press me këtë riprodhim syson të ngrej zërin dhe të sensibilizoj dhe jo të përfitoj nga ky material as ta pretendoj si të vetin.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:HidrokarburetMjedisiNdotjaZharrëz
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Çitaku: Të hënën nënshkruhet asociacioni
Next Article U sakrifikua për Kiarën? Bledi Mane zbulon arsyen madhore për largimin nga “Big Brother VIP”

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

Pensionistët do të udhëtojnë falas në Tiranë, nga 1 janari 2025 transport publik pa pagesë

Nga janari i vitit të ardhshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se pensionitët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë.…

1 Min Read
Politikë

Censusi, Bozdo: Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 35%

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat foli për shifrat e INSTAT për censusin,…

3 Min Read
Shqipëria

Beteja për Tiranën – Veliaj kryeson ndaj Këlliçit

Po afrohet përfundimi procesit të numërimit të votave për kryetar bashkie në qytetin e Tiranës. Ndonëse është kutia e fundit…

1 Min Read
Aktualitet

Dhuna barbare 22- vjeçares, mbërijnë në Tiranë përfaqësues së Ambasadës Keniane në Romë

Përfaqësues të Ambasadës Keniane në Romë, kanë mbërritur në Tiranë për takim zyrtar më shefin e Komisariatit nr.1, Petrit Halo,…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?