Ura e Krimesë, e cila u shkatërrua në vjeshtë nga një shpërthim u rihap sot, njoftoi zëvendëskryeministri rus, në prag të përvjetorit të parë të sulmit rus në vendin fqinj.
Shpërthimi i një kamioni me bombë në fillim të tetorit në këtë urë, i cili simbolizon për Kremlinin fuqinë e tij dhe aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë, ishte një poshtërim për Rusinë, megjithëse autoritetet ukrainase ende mohojnë se kanë sulmuar urën.
Zëvendëskryeministri Marat Khusmulin tha se punëtorët punuan intensivisht për përfunduar riparimin e urës në 4.5 muaj, duke përfunduar 39 ditë përpara afatti, një “dhuratë e madhe” që ai e quajti ndërsa Rusia feston sot Ditën e Mbrojtësit të Atdheut.