fbpx
E premte, 9 Maj, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

U sakrifikua për Kiarën? Bledi Mane zbulon arsyen madhore për largimin nga “Big Brother VIP”

Tirana Press by Tirana Press
24/02/23 - 01:00
in Showbiz
A A
U sakrifikua për Kiarën? Bledi Mane zbulon arsyen madhore për largimin nga “Big Brother VIP”
6
VIEWS

Largimi i Beldi Manes nga “Big Brother VIP”, me dëshirën e tij, para se të dilnin rezultatet e votimit të publikut, erdhi si surprizë për publikun dhe banorët e tjerë, teksa ndër arsyet që dha gazetari për këtë vendim ishin “plotësimi i misionit” të tij brenda shtëpisë, “dhënia e një tjetër mundësie dashurisë” duke mos ndarë ciftin Kiara-Luiz, po ashtu edhe “mbajtja e Luizit nën kontroll sepse i duhet Kiara aty brenda për të mos u bërë agresiv”.

Arsye këto që ngritën pikëpyetje në opinion publik, ndërsa ky largim i Manes u mor edhe si një “vetë-sakrifikim” nga ana e tij për të mos lejuar publikun që të nxjerrë Kiarën dhe nga të tjerë si një vendim që u mor nga “frika” e votimit. 

Megjithatë sot, pasi e bëri një reagim të shkurtër në rrjetet e tij sociale, Bledi pati mundësinë të fliste më shumë për largimin nga reality show, gjatë një lidhjeje telefonike me “Big Brother Radio” në Tar, ku ndër të tjera tha: 

Lexo mëShumë

DJ Crax ende në qeli, Noizy ka një mesazh për të: Procedurat për fat të keq…

Kërcenohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

“Unë para dy vitesh kam qenë i mbërthyer nga veset, si duhani dhe alkooli dhe shpeshherë limitet e alkoolit më kanë prishur punë, madje që nga dokumentat e Anglisë, një pjesë e burgosjes, marrëdhënies me njerëzit dhe aty në shtëpi dy javët e para dhe të fundit që isha tundohesha nga pijet që ishin vërdallë. Në një shtëpi ku nuk ke internet, telefon, televizor, libra dhe ke të njëjtit banorë me të njëjtat debate, ti e krijon një lloj varësie me diçka që ta mbash veten më në formë. Kështu që isha në kufirin e fillimit të alkoolit dhe të degjeneroj edhe veten edhe lojën apo të mbetesha me atë shijen e mirë dhe të largohem sepse edhe kushtet e shtëpisë ta impononin një lloj varësie dhe unë e di veten time.”

Kështu në një farë mënyre Bledi pranon se në fakt arsyeja kryesore pse është larguar ishin frika nga krijimi i varësisë ose shfaqja e një ane tjetër të tij në vazhdim. Por sa të vërteta ishin fjalë që tha për Kiarën dhe logjika që shprehu dje gjatë spektaklit? 

“Një nga arsyet është edhe Kiara, por gjithmonë zgjedhimi i foljes fillon nga: unë jam, ti je… Megjithatë më besoni se Kiara duhet edhe dy javë në atë shtëpi sepse Luizi është treguar agresiv me planin A nëse largohej Kiara dhe planin B nëse largohej Bledi. Kiara është një lloj spirance, një lloj katalizatori sepse Luizi është agresiv, natyrisht nuk e gjykoj dashurinë, por ai e ka Kiarën një jastëk ku mbështet kokën dhe gjen atë paqen që aq shumë duhet në atë shtëpi. Luizi pa Kiarën sonte do të ishte nuk e di ndoshta do të kishte dalë gjysma e banorëve jo vetëm Valbona. “– u shpreh Mane, duke i qëndruar besnik edhe fjalëve që tha ditën e djeshme, para daljes. 

Tags: Big Brother VipBledi Mane

Artikuj të Ndërlidhur

DJ Crax ende në qeli, Noizy ka një mesazh për të: Procedurat për fat të keq…
Showbiz

DJ Crax ende në qeli, Noizy ka një mesazh për të: Procedurat për fat të keq…

18/08/24 - 09:35
2
Kërcenohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit
Showbiz

Kërcenohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

18/08/24 - 09:21
4
Vendet me ujin më të pastër në Evropë, raporti i “Forbes”: Shqipëria e fundit në lista
Showbiz

Vendet me ujin më të pastër në Evropë, raporti i “Forbes”: Shqipëria e fundit në lista

03/08/24 - 09:41
14
“Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin
Showbiz

“Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin

02/08/24 - 10:56
13
Next Post
“Maskat nuk na mbrojtën nga COVID-19”, analiza NYT: Masat të pa vlefshme

“Maskat nuk na mbrojtën nga COVID-19”, analiza NYT: Masat të pa vlefshme

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.