Napoli i Luciano Spallettit fitoi 2-0 si mysafir ndaj Frankfurtit në ndeshjen e parë të 1/16 së Champions League, duke dominuar lojën dhe duke hipotekuar kalimin në çerekfinale.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen sepse luajtëm me personalitet që në fillim. Për mua, kualifikimi është gjithmonë 50%, sepse në çdo rast ndeshja e dytë duhet luajtur dhe nuk i dihet si shkojnë gjërat. Duhet përulësi maksimale sepse supozimi bëhet armik dhe ndeshjet mund të ndryshojnë nga një episod.
Ne luajtëm një ndeshje që tregonte se futbolli ynë është efektiv edhe në Evropë, ndërsa Frankfurt luajti në mënyrën italiane duke u vënë në mbrojtje. Në këtë ndeshje nuk duhet ta linim kundërshtarin të kontrollonte lojën sepse do të ishte bërë e rrezikshme lënja e hapësirave. Duhet të qendrojmë me këmbë në tokë pasi kemi edhe një ndeshje për të luajtur”, është shprehur Spalletti pas përfundimit të ndeshjes.
Gjithashtu nuk ka munguar as urimi i presidentit De Laurentiis për skuadrën e tij: “Nuk është kurrë e lehtë të fitosh në Champions League, veçanërisht në Gjerman dhe me një personalitet të madh. Bravo të gjithëve”.