Masat e ftohta me origjine veri-verilindore tashmë kanë depërtuar duke sjellë, mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke u luhatur nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e ftohtë nga verilindja duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.