Situata për gjetjen e trupave të gjallë nën rrënoja, sa vjen dhe bëhet më e vështirë duke zbehur dhe shpresën tek forcat e kërkim-shpëtimit. Deri tani zyrtarët raportojnë se shifrat e viktimave ka kaluar shifrën e 46 mijë persona.
Lajm i keq vjen nga Turqia, gati dy javë pas tërmetit që shkatërroi vendin dhe shkaktoi mbi 40 mijë të vdekur.
Në orët e fundit është konfirmuar vdekja e Taner Savut, drejtorit sportiv të Hataysspor, i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë me të ndjerin Christian Atsu.
Siç raportohet nga shtypi vendas, organi ekzekutiv fillimisht u ngatërrua me atë të një personi me orgjinë nga Adana. Familja e këtij të fundit ia komunikoi gabimin e bujshëm autoriteteve, të cilët urdhëruan testin e ADN-së me vëllain e Taner Savut.