Nëpërmjet nëj interviste, CEO i Xiaomi Lei Jun tha se kompania ka ambicie shumë të larta për të ardhmen, duke përfshirë këtu dhe arritjen në Top 5 prodhuesit më të mirë të makinave në botë. Kjo ambicie mund të duket jo dhe aq e vërtetë, pasi në treg ka ende shumë kompani mjaft të mira që prodhojnë makina cilësore.
Lei Jun pranon se Xiaomi Auto është rreth 6-7 vite pas rivalëve në Kinë, megjithatë makina e parë elektrike nga kompania pritet të prezantohet në 2024. Kompania ka një ekspertizë të mirë në krijimin e software, prandaj beson se kjo gjë do ta ndihmojë në përballjen me rivalët e shumtë. Në fakt Lei Jun tregon se zhvillimi i software-it është pjesa më e rëndësishme gjatë këtyre viteve.
Vitin e kaluar, Xiaomi arriti të mblidhte $439 milionë investime, punësoi një personel prej rreth 2,300 personash dhe ka nisur testimet dimërore të makinës, prandaj mendohet se gjërat po lëvizin shumë shpejt.
Vizioni i kompanisë është që të ofrojë një integrim mjaft të mirë midis pajisjeve të ndryshme në jetët tona – smartphone-ve, shtëpiave smart dhe makinave. Lei Jun beson se reklamimi i makinës së re nuk do të jetë shumë i vështirë duke patur parasysh se ka shumë dyqane në barë botën.