Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: U raportua si aksidentale/ Babai vret djalin me çekiç, zbardhet ngjarja e rëndë në Maliq
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

U raportua si aksidentale/ Babai vret djalin me çekiç, zbardhet ngjarja e rëndë në Maliq

Tirana Press
Last updated: 18/02/2023 11:39
Tirana Press
Share
SHARE

Është zbardhur ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Zvezdë të Maliqit. Mësohet se është arrestuar Shefki Bylykbashi, si autor i dyshuar i vrasjes së djalit të tij, Hamdi Bylykbashi.

Sipas policisë, fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se viktima, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë. Mirëpo, pas hetimeve është zbuluar se 50-vjeçari i dehur është konfliktuar në banesë me babain, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Si pasojë, 77-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë me çekiç dhe ka mbetur i vdekur.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Zvezdë, ku humbi jetën 50-vjeçari H. B.

Vihet në pranga babai i viktimës, autor i dyshuar i vrasjes (me sende të forta) të djalit të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Planet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt për t’u bërë me fëmijë, të mundshme por jo të afërta!
Next Article ‘McGonigal’/ Meta-Ramës: Ke lekë të blesh këdo, por jo mua dhe Sali Berishën, do kesh humbje katastrofike!

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Vrasja në Fier/ E reja: Ish-burri më kërcënonte, kam bërë disa kallëzime, policia tallej!

Një vraje u shënua në Fier mbrëmjen e së premtes së javës së kaluar, ku viktimë mbeti një i ri.…

5 Min Read
Kronikë

Adriani, 24-vjeçari i vrarë në Tropojë, i vëllai dhe shoku u plagosën (Foto)

Adrian Pepkolaj është 24-vjeçari i vrarë pasditen e djeshme në një lokal në fshatin Breg-Lumë, Tropojë. I riu nga fshati…

1 Min Read
Kronikë

I ekzekutuan babain në Memaliaj, kush është Andrea Kalemi dhe saga e vrasjeve në dy vite

Maskara e shënuar mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, ka risjellë edhe një herë në vëmendje sagën e vrasjeve pas atentatit…

2 Min Read
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Kanë kaluar dy vite nga 19 Shtatori 2022, kur në mënyrë tragjike në Sarandë humbi jetën britanikja Rebecca Gannon, tek sa ishte zhytur të…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?