Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Për sa kohë mund të mbijetojnë njerëzit nën rrënojat e tërmetit? Flasin ekspertët
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Bota

Për sa kohë mund të mbijetojnë njerëzit nën rrënojat e tërmetit? Flasin ekspertët

Tirana Press
Last updated: 09/02/2023 10:23
Tirana Press
Share
ADANA, TURKIYE - FEBRUARY 6: A view of destroyed apartment and damaged vehicle in Yurt neighborhood of Cukurova district after the earthquake on February 6, 2023 in Adana, Turkiye. (Photo by Omer Yildiz/Anadolu Agency via Getty Images) Damage and debris are seen in Adana, Turkey on February 6. (Omer Yildiz/Anadolu Agency/Getty Images)
SHARE

Tragjedia e tërmetit në kufirin Turqi-Siri ka solidarizuar mbarë shtetet duke dërguar ekipe të forcave të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura për nxjerrjen gjallë të personave nën rrënoja.

Por pyetja është se për sa orë mund të qendrojë të bllokuarit nën gërmadha?

Afati kohor Brenda 24 orëve të para pas lëkundjeve të tërmetit, janë shanset për të nxjerr gjallë personat e bllokuar. Pas kësaj kohe, ekspertët për Associated Press thonë se shanset e shpresës janë më të pakta dhe zvogëlohen nga dita në ditë.

Goditjet kolosale me shkatërrimin e dhjetëra banesave e pallate ka bllokuar me qindra e mijëra banorë nën rrënoja duke bërë që të ulen shanset për ajër dhe ujë të pijshëm duke  zvogëluar trupit energjitë për të rezistuar.

Në zonat e goditura temperaturat minus 0 gradë celsius, po vështirëson durimin e banorëve si dhe sjell pengesa dhe në përpjekjet e forcave të kërkim-shpëtimit.

“Zakonisht është e rrallë të gjesh të mbijetuar pas ditës së pestë deri në të shtatën dhe shumica e ekipeve të shpëtimit mund të heqin dorë deri atëherë,” u shpreh Dr. Jaron Lee, specialisti i urgjencës mjekësore dhe fatkeqësive në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts në SHBA.

“Por ka shumë histori të njerëzve që mbijetojnë edhe pas 7 ditëve. Për fat të keq, këto janë zakonisht raste të rralla dhe të jashtëzakonshme”, nënvizoi ai.

“Shanset më të pakta për mbijetesë janë tek persona me dëmtime më të mëdha, me sëmundje të rënda, gjymtyrë të amputuara, thyerje”, u shpreh Dr. George Ciambas, një specialist i traumës në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northwestern.

“Nëse ata nuk dalin brenda ore, shanset për të mbijetuar janë vërtet shumë të pakta.”

Njerëzit me kushte dhe sëmundje të tjera, shëndeti i të cilëve varet nga ilaçet gjithashtu kanë një shans të ulët për të mbijetuar, shton ai. Faktorë vendimtarë janë edhe mosha e të bllokuarve, gjendja e tyre fizike dhe mendore.

“Ne kemi parë shumë skenarë të ndryshëm me disa shpëtime vërtet të mrekullueshme. Njerëzit kanë mbijetuar në kushte të tmerrshme. Ata priren të jenë njerëz më të rinj dhe kishin fatin të gjenin ndonjë mënyrë për gjërat thelbësore si ajri dhe uji”,  tha Dr. Christopher Colwell, një specialist i traumës në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (UCSF).

Kujtojmë rastin e  tërmetit të madh dhe cunamit të vitit 2011 në Japoni, një adoleshent dhe gjyshja e tij 80-vjeçare, të cilët mbetën të bllokuar për nëntë ditë në shtëpinë e tyre të rrafshuar, u nxorën të gjallë.

Si dhe një vit më parë, një vajzë 16-vjeçare nga Haiti u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese që u shemb nga tërmeti në Port-au-Prince pas 15 ditësh.

Një faktor ndikues është dhe shëndeti mendor që mund të ndikojë në shanset për të mbijetuar. Njerëzit e bllokuar pranë kufomave, të cilët nuk kanë asnjë kontakt me të mbijetuarit apo shpëtuesit e tjerë, mund të heqin dorë nga shpresa për të shpëtuar, thekson Chiambas.

“Nëse është dikush i gjallë pranë jush, ju jeni duke mbështetur njëri-tjetrin dhe jeni ende duke luftuar për të qëndruar gjallë.”

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article E trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re trajneri i ekipit të Butrintit
Next Article Armando Broja në ‘bumin’ e merkatos, gjigandi italian shfaq interes për bomberin shqiptar

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Bota

Agresioni rus në Ukrainë, Borrell: Është një kërcënim ekzistencial për Europën

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës përfaqëson një kërcënim ekzistencial për të gjithë Bashkimin Europian dhe e ka detyruar unionin të…

1 Min Read
Bota

BBC rendit fotot më të mira gjatë faljes së namazit, mes tyre edhe lutja në sheshin “Skënderbej”

Myslimanët në mbarë botën po festojnë festën e Fitër Bajramit, të njohur zakonisht si Bajrami, për të shënuar fundin e…

3 Min Read
Politika

Zyrtare – Erdogan dhe Kilicdaroglu shkojnë në balotazh

Turqia është vendosur për një raund të dytë votimi për herë të parë, pasi as Recep Tayyip Erdogan dhe as…

2 Min Read
AutoBota

Dërgoi ndihma të dëmtuarve nga tërmeti me automjetin e vjetër, shpërblehet me një makinë të re

Një burrë nga Azerbajxhani është shpërblyer me një makinë të re nga një biznesmen si shprehje për mbrojtjen ndaj viktimave…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?