Dy ditë më parë një balonë e dyshuar për spiunazh e instaluar nga Kina u pa për herë të parë në qiellin e ishujve Aleutian të Alaskës, në SHBA.
Zyrtarët amerikan besonin se do transferohej duke marr një trajektore më në veri , larg zonave të populluara, përkundrazi vijonte dhe merrte drejtimin drejt Kanadasë e më pas me trajektore përfundimtare mbi shtetin amerikan, Idaho.
Pozicionimi i balonës pranë një baze ushtarake, konsiderohej një rrezik për popullësinëduke ngritur alarm në Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), thanë zyrtarët.
Shtetet e Bashkuara operojnë një bazë ushtarake dhe kapanone raketash bërthamore në Montana, një shtet në kufi me Idahon.
Shfaqja e balonës kineze shkaktoi një zhurmë politike në Shtetet e Bashkuara dhe bëri që diplomati më i lartë amerikan, Antony Blinken, të anulonte një udhëtim në Pekin nga 5-6 shkurt, që të dyja vendet shpresonin se do të ruanin marrëdhëniet e tyre të vështira.
Presidenti Joe Biden kërkoi opsione ushtarake të martën për t’u marrë me krizën në rritje – por ende të pazbuluar.
Zyrtarët ushtarakë zhvilluan një plan për të rrëzuar balonën të mërkurën teksa fluturonte mbi Montana.