Xhemajl Xhimi Sekiraqa, bashkëshorti i këngëtares kosovare Arta Bajramit, është arrestuar ditën e djeshme nga policia e kosovës.
Sipas medjave kosovare ai ishte shpallur në kërkim nga shteti i Kuvajtit, për vjedhje të orëve lulsoze ‘’Rolex’’.
“Dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”.
Gjatë ditë së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti doli se është i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti i Kuvajtit.
Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, shkruhet në njoftimin e policisë.