Portugez i Atletico Madrid, Joao Felix, ka njoftuar tashmë se tek cili klub do të të transferohet.
Sipas David Ornstein nga “The Athletic”, Chelsea ka arritur një marrëveshje verbale për të firmosur me Joao Felix në formë huazimi deri në fund të sezonit. Marrëveshja nuk është finalizuar ende, por Chelsea dhe Felix kanë arritur marrëveshjen së bashku për të firmosur këtë muaj.
Huazimi do t’i kushtojë Chelsea-t rreth 10 milionë paund. Felix do të forconte linjën e sulmit të skuadrës së Potter dhe 23-vjeçari tashmë ka shpjeguar se cili pozicion i përshtatet më së miri atij.
“Pozicioni im më i mirë është si sulmues i dytë, duke luajtur si një numër 10-të, me një sulmues përpara meje”, ësht shprehur Felix për “The Athletic”.