Pas dasmës së Kiarës dhe Luizit, ky i fundit ka vendosur të përballet dhe të diskutojë mungesën e Dea Mishel dhe Amosit në dasmën e tyre.
Teksa ishin duke debatuar, Efi dhe Kiara ju drejtuan Deas duke e cilësuar si xheloze, ndaj edhe nuk shkoj në dasmën e organizuar nga Vëllai i madh.
Dea dhe Luizi kanë kohë që kanë treguar mospëqim ndaj njëri-tjetrit, dhe kështu si po duket do të vazhdoj të qëndroj e tillë edhe për ca kohë.
Pjesë e shkëputur nga debati:
Luizi: Ti nuk ke asgjë, ti je vetëm për të larë rroba, për të lozur me arush, për të ngrënë makarona dhe për të vënë b*thën mbi banak.
Dea: Po të kemi ty për të na ofenduar dhe për të na sharë.
Luizi: nuk bëhet llaf! Unë jam për të gjitha, jam për të thënë të vërtetën në sy.
Dea:Ti je për të gjitha.
Luizi: Aty ke ngel ti.
Dea: Kur ishe aq i lumtur pse e kishe mendjen te unë njeherë?
Luizi: Unë e kisha mendjen te ti? Unë nuk të llogarita fare moj, nuk ke shanse.
Dea: Po çfarë të duhet ty se çfarë bej unë?
Luizi: E di ku jam unë o Mishel, unë kam arrtur në prill gati, ti je në fillim shkurtit akoma