fbpx
E diel, 22 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Cybermetrics Lab: Universitet shqiptare renditen në fund të listës, cilësia akademike në vendnumëro

Tirana Press by Tirana Press
04/02/23 - 10:30
in Ekonomi, Shqipëria
A A
Cybermetrics Lab: Universitet shqiptare renditen në fund të listës, cilësia akademike në vendnumëro
21
VIEWS

Pikëpyetja e madhe e çdo prindi dhe vetë fëmijës është zgjedhja e universtetit shtetëror apo privat për marrjen e një profesioni dhe ndërtimin e të ardhmes së sigurtë.

Cybermetrics Lab një grup spanjoll çdo vit nëpërmjet analizave bën rankimimet e universiteteve më të mira në botë, nisur nga përmbatjet shkencore të publikuara në faqet zyrtare, citimet në punimet e tyre të studiuesve të tjerë.

Në vlerësimin e kësaj ankete, 10 universitete shqiptare janë bërë pjesë duke u renditur sipas cilësisë.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Sias Cybermetrics Lab thotë se kërkimi shkencor në universitetet shqiptare është shumë larguniversiteteve në rajon dhe botë.

Renditja ka tre indikatorë kryesorë, atë të ndikimit, që tenton të masë numrin e lidhjeve të jashtme të lidhura me faqet e internetit të universitetit; ekselencës, që mat numrin e punimeve shkencore që janë pjesë e grupit të parë (prej 10%) të cituara në punimet e autorëve të tjerë; hapjes (transparencës), që tenton të japë pjesëmarrjen e studiuesve të universiteteve në grupin e studiuesve më të cituar.

Nga sa më lart, renditja nuk bazohet në një analizë të drejtpërdrejtë të parametrave të kërkimit shkencor, por në mënyrë të tërthortë jep indikacione lidhur me volumin e punimeve akademike dhe shkencore të universiteteve, si edhe me faktin se sa ky informacion aksesohet dhe citohet nga studiuesit apo palët e tjera të interesit.

Universiteti i Tiranës, renditet universiteti i parë shqiptar që mban vendin e 3972-të në botë, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në vendin e 4379-të në botë.

Ndër universitetet private, i pari renditet universiteti “Epoka”, që rezulton i treti në Shqipëri dhe në vendin e 4568-të në botë.

Më tej, vijon Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.

Pozicioni i Shqipërisë nuk është shumë i mirë as krahasuar me vendet fqinje të rajonit. Mes pesë vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë), numërohen 14 universitete që kanë një renditje më të larta se universiteti i parë shqiptar (Universiteti i Tiranës).

Universiteti i parë në rajon renditet Universiteti i Beogradit, në vendin e 443-të në botë, i ndjekur nga Universiteti i Novi Sadit, në vendin e 963-të, Universiteti i Nishit, në vendin e 1487-të. Ndër universitetet me pozicionim më të mirë se Universiteti i Tiranës renditet edhe ai i Prishtinës, në vendin e 2982-të në Botë.

Në rang botëror, dominojnë niversitetet amerikane. Në 10 universitete, 9- të prej tyre janë unversitetet në SHBA.

I pari universitet listohet univeristeti Harvardit, më pas vjen univeristeti i Stenfordit dhe Instituti i Teknologjisë së Masaçusets.

Ndërsa në rang europian, univeristeti i parë në rrenditje është Universiteti Oksfordit, nga ana tjetër rrenditet i pesti në botë. Ndiqet nga Universiteti i Kembrixh, në vend të dymbëdhjetë në botë.

Tags: Cybermetrics LabUniversitetet shqiptare

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
Kina do ndërtoj stacione në Artaktidë për të ndihmuar satelitët e saj

Kina do ndërtoj stacione në Artaktidë për të ndihmuar satelitët e saj

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.