fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Gjurmo të vërtetën”, fushata ndërgjegjësuese e BE në Tiranë ndaj dezinformimit

Tirana Press by Tirana Press
04/02/23 - 09:11
in Shqipëria, Teknologji
A A
“Gjurmo të vërtetën”, fushata ndërgjegjësuese e BE në Tiranë ndaj dezinformimit
12
VIEWS

Ndërsa konsumojmë gjatë gjithë kohës informacione në platforma digitale, të gjeshfakte dhe të vërteta në në botë dinamike është sfida e kohës.Një gënjeshtër e mirëmenduar, e përsëritur në mënyrë të vazhdueshme dhe e ofruar në mënyrë komode, mund të deformojë këndvështrimin tonë ndaj realitetit. Asnjë vend nuk është imun ndaj dezinformimit.

“Gjurmo të Vërtetën” nisma më e re e Delegacionit Evropian në Shqipëri, për të luftuar së bashku perceptimet e shtrembëruara të realitetit. Kjo fushatë ndërgjegjësuese kushtuar dezinformimit dhe keqinformimit, ka nisur tashmë rrugëtimin e saj të martën, më 31 janar, me përurimin e një instalacioni mjaft interesant në Sheshin Skënderbej, pranë Muzeut Historik Kombëtar. Bëhet fjalë për një tunel grafik – i veshur me mesazhe në pamje të parë dezinformuese e ngacmuese – që të nxit të gjurmosh të vërtetat e fshehura pas tyre.

Qytetarë, fact-checkers dhe profesionistë të medias ftohen të reflektojnë mbi ndikimin e dezinformimit, pikërisht duke përshkuar tunelin me gjatësi prej 9 m; të veshur nga brenda me tituj të vërtetë por të transformuar grafikisht, që t’i ngjajnë atyre gënjeshtrave tipike që hasim mbi Covid-19, luftën në Ukrainë apo mbi çështjen e ngrohjes globale.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Tuneli është i pajisur me një kod QR, i cili të çon në një faqe interneti ku mesazhet e gabuara demaskohen falë informacionit të verifikuar e objektiv. E njëjta faqe përmban edhe këshilla mbi mënyrën se si mund të dallohen përmbajtjet e rreme.

Gjatë eventit, fushata u prezantua nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.

“Sot nisëm fushatën “Gjurmo të Vërtetën”! Një platformë komunikimi e cila fton gazetarët dhe ne, konsumatorët e informacionit, që të shohim gjithmonë faktet dhe të gjurmojmë të vërtetën.

BE do të vazhdojë të mbështesë fact-checkers-at dhe gazetarët shqiptarë në përpjekjen e tyre për raportim cilësor e të bazuar te faktet. Por është edhe përgjegjësia jonë që të jemi të vëmendshëm mbi çfarë konsumojmë e të mendojmë në mënyrë kritike”, – u shpreh Hohmann, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të opinionit publik dhe atë të edukimit mediatik.

Delegacioni i BE në Shqipëri nis fushatën “Gjurmo të

Ambasadorja iu kërkoi më tej qytetarëve dhe profesionistëve të medias, të tregohen gjithmonë të kujdesshëm në leximin apo në përçimin e informacionit, sikurse në formën që zgjedhin ta përdorin.

“Gjurmo të vërtetën” synon përqafimin e të së vërtetës, mes kaosit informativ, në një kohë kur media sociale rezulton si dritare e parapëlqyer informimi. Kjo fushatë e BE-së, pritet të shtrihet në platforma të tjera komunikimi, me fokus të veçantë te të moshuarit dhe të rinjtë.

“Gjurmo të vërtetën” është padyshim pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Delegacionit të BE në Tiranë, për të mbështetur edukimin mediatik apo transparencën e mediave në Shqipëri.

Bashkimi Evropian ka përkrahur jo pak herë organizatat e pavarura të verifikimit të fakteve, programet e edukimit mbi mediat në shkolla, si dhe hulumtimet të cilat ndihmojnë për të kuptuar përmasat e dezinformimit në Shqipëri me ndikim nga jashtë vendit.

Delegacioni i BE në Shqipëri nis fushatën “Gjurmo të

Tags: BEDezinformimTirane

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
E konsumojmë çdo ditë por ky është ushqimi që dëmton rëndë veshkat

E konsumojmë çdo ditë por ky është ushqimi që dëmton rëndë veshkat

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.