Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Kapërcejnë” çmimet e banesave në nivelet më të larta, mbi 17% më shumë krahas vitit të kaluar
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Ekonomi

“Kapërcejnë” çmimet e banesave në nivelet më të larta, mbi 17% më shumë krahas vitit të kaluar

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:59
Tirana Press
Share
SHARE

Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave në tremujorin e tretë 2022 rezulton me një rritje vjetore 17.6%, ndërkohë që rritja mesatare e historike e këtij treguesi (për periudhën nga tremujori i katërt 2002 deri në tremujorin e dytë 2022) rezulton në nivelin 5.7%.

Vlerësimet e mësipërme të Bankës së Shqipërisë bëhen për nevoja të politikave së saj makroprudenciale në raport me sektorin bankar në vend dhe përfshijnë teknika të zbutjes së indeksit për 8 tremujorët e fundit.

Megjithatë, këto të dhëna tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë nivele të larta të rritjes së çmimeve, me gjithë rritjen e inflacionit dhe shfaqjen e sinjaleve të para të ngadalësimit të kredisë bankare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë së për muajin nëntor të vitit 2022 kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme pësoi një rënie me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkalla e rënies u thellua më tej nga niveli 8.6% i muajit tetor. Këto të dhëna tregojnë se veçanërisht rritja e normave të interesit po reflektohet në një frenim të huasë për blerje të pasurive të paluajtshme nga familjet shqiptare.

Normat e rritura të interesit e bëjnë më pak të përballueshme dhe tërheqëse kredinë, duke ndikuar negativisht kërkesën.

Por, nga ana tjetër, rritja e normave të interesit rrit edhe pragun e nevojshëm të të ardhurave për t’u kualifikuar si huamarrës nga banka, duke ndikuar edhe në rënien e ofertës.

Vrojtimi i aktivitetit kreditues në tremujorin III 2022 tregoi se kushtet e termat e kreditimit në kreditë e reja akorduar individëve janë shtrënguar për herë të parë mbas dy viteve.

Bankat ngushtuan korridorin e tolerancës ndaj rrezikut në kreditimin e individëve në tremujorin e tretë, nën dritën e pasigurive të shtuara dhe kushteve makroekonomike e financiare.

Miratimi i kredive të reja për individët në këtë tremujor u bazua në praktika më të kujdesshme vlerësimi nga ana e bankave, të cilat u reflektuan në standarde, kushte e terma të shtrënguar kreditimi.

Në një mjedis me norma të rritura interesi, është logjike të mendohet se çmimet në tregun e pasurive të paluajtshme do të pësojnë një frenim nga normat marramendëse të rritjes që janë regjistruar sidomos në dy vitet e fundit.

Por, vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për treguesit e ndjesisë ekonomike tregoi se bizneset e sektorit të ndërtimit vazhdojnë të shfaqin pritshmëri për rritje të çmimeve.

Balanca e përgjigjeve (diferenca midis përqindjes së përgjigjeve pozitive dhe përqindjes së përgjigjeve negative) lidhur me pritjet e çmimeve ishte pozitive me 32.3 pikë përqindje për muajin dhjetor 2022.

Megjithatë, ky nivel ishte më i ulëti që prej muajit maj 2022, duke treguar se pritshmëritë për rritje të çmimeve po ulen disi edhe mes bizneseve të sektorit të ndërtimit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Puna, kariera dhe rritje profesionale, ja çfarë parashikojnë yjet për sot!
Next Article Mbanin të fshehur sasi të konsiderueshme droge në hotel, ja si ranë në pranga 4 shqiptarët në Itali

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BotaEkonomi

Shtetasit turq drejt qendrave të votimit, ekonomia e vendit drejt kaosit

Në 14 maj qytetarët e Turqisë do të shkojnë drejt qendrave të votimit.E ndërsa krerët e partive politike po bëjnë…

1 Min Read
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka analizuar në një panoramë të përgjithshme situatën e nivelit të pensioneve në…

8 Min Read
BotaEkonomi

Samiti i G7-ës, liderët marrin qëndrim kundër “shtrëngimit ekonomik” të Kinës

Ndërsa liderët e G7 i dërguan një mesazh të fortë Rusisë duke ftuar Volodymyr Zelensky në Hiroshima, një rival tjetër…

4 Min Read
EkonomiShqipëria

Masakra e Gërdecit, 16 vite pa drejtësi/ Zamira Durda: U krye vrasje për korrupsion! Do vendosim vetë drejtësi

Familjarët e viktimave të Gërdecit vendosën sot lule tek memoriali i ngritur pranë vendit ku më 15 mars 2008 ndodhi masakra e Gërdecit. Sot bëhen…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?