Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Kurti bën publike 6 kushtet për pranimin e Asociacionit me Serbinë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Rajoni

Kurti bën publike 6 kushtet për pranimin e Asociacionit me Serbinë

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:58
Tirana Press
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas marrëveshjes finale.

1- Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2- Asociacioni nuk mund të jetë mono etnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimi horizontal të komunave, sipas kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje, kreu 5.

3- Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtëse përkatëse duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4- Paravendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjithë armëve ilegale.

5- Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

6- Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara të pesë shteteve anëtare të BE-së dhe tek të tjerat për mospranimin e aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2019.Kushtet e Albin Kurtit për themelimin e Asociacionit.

Po ashtu, kryeministri kërkoi nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell që të ftojë në takime të shpeshta e të rregullta për të arritur marrëveshjen finale. Duke përmendur planin franko-gjerman, apo të BE-së, Kurti përsëriti se është bazë e mirë për të vijuar diskutimet.

“Këtë propozim e shohim si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe jemi të interesuar të punojmë sa më intensivisht që i njëjti të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët. Andaj kërkojmë nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian. z Joseph Borrell që sa më parë të ftojë në takime të rregullta e të shpeshta në mënyrë që të avancojmë drejt finalizimit.

Unë si gjithnjë deri më tani jam i gatshëm që me konstruktivitetin maksimal të kontribuoj në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme dhe po ashtu të sigurohemi për mekanizma që garantojnë implementim të plotë të saj”, tha Kurti.

Kurti u shpreh se çfarëdo tentative që nene të caktuara të marrëveshjes bazike të këtij plani të nxirren dhe të promovohen si nene ekskluzive, apo parakushte për ecje përpara, janë sa të pakuptimta edhe aq joproduktive.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Babai i Stresit ka kërcënuar moderatorin e BBVK? Ja si qëndron e vërteta
Next Article Bordi Transparencës ndryshon çmimin e karburantit, ja sa lekë shitet nafta dhe benzina

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Rajoni

Marrëveshja e Asociacionit, Kurti – Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me draft-statutin e prezantuar nga ekipi menaxhues për shkak se nuk…

2 Min Read
Rajoni

Erdogan takon Kurtin: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në KiE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka deklaruar se Turqia shpreson se procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë të…

2 Min Read
Rajoni

Greqi/ 33-vjeçarja shqiptare përdhunohet nga një 27-vjeçar dhe mbyllet në një ndërtesë të braktisur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Omonia  ku në 33-vjeçare është përdhunuar dhe dhunuar fizikisht nga 27 vjeçar. Sipas…

1 Min Read
Rajoni

Kosova tronditet nga një shpërthim afër stacionit të policisë në veri

Një shpërthim ka ndodhur në mesnatë, në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri. Lajmin e ka konfirmuar…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?