Priscilla Presley, ish-bashkëshortja e legjendës së rock and roll-it, Elvis Presley, ka kundërshtuar vlefshmërinë e testamentit të vajzës së saj të ndjerë në gjykatë.
Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i çiftit, vdiq dy javë më parë në moshën 54-vjeçare pas një ataku kardiak.
Peticioni i gjykatës kundërshton një ndryshim të 2016-ës në testamentin e Lisa Marie që rrëzoi Priscilla-n si trashëgimtare të pasurisë.
Dokumenti shkruante gabim emrin e nënës së saj dhe kishte një nënshkrim që dukej i pazakontë, argumentojnë avokatët e zonjës Presley. Avokatët e saj gjithashtu argumentojnë se ndryshimi nuk u dëshmua dhe as u noterizua.
Në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, avokatët e 77-vjeçares thanë se ajo u bë në dijeni për “amendamentin e supozuar të vitit 2016” vetëm pas vdekjes së Lisa Marie.
Zëvendësimi i saj si administruese e besuar do të nënkuptonte se ajo nuk po mbikëqyrte më tashëgiminë e vajzës së saj.
Nuk është e qartë se sa vlen ajo pasuri, por padi të ndryshme në vitet e fundit sugjerojnë se financat e Lisa Marie ishin të trazuara.