Pas debateve të ashpra me Oltën, si duket Luizi nuk është ndjerë më aq i fuqishëm sa luani, siç e kanë cilësuar vetë fansat.
Nga provokimet dhe fyerjet që sa nisin ditën nga shumica e banorëve janë bërë të pa përballueshme thënë kjo sipas Luizit në një bisedë me Kiarën.
Madje e sheh si operion dhe largimin duke u shprehur se 3 muaj janë shumë dhe nuk është i pathyeshëm, i paprekshëm dhe se nuk mund të luftojë kaq gjatë.
“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunj çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë”, tha ai.
Nga ana tjetër, Kiara i dha kurajë dhe i tha të vazhdojë betejën për të fituar çmimin e madh. “Pse kaq shpejt dorëzohesh ti?”, i thotë ai.
Pas konflikit më Olta Gixharin, ku u ofendua dhe u kërcënua nga ajo, Luiz Ejlli mori një tjetër “goditje” nga produksioni.